E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, vjehrra sulmon dhëndrin me thikë

Një 31-vjeçar është rrezikuar nga plagët e thikës, mjet të cilin nuk ka hezituar ta përdorë vjehrra e tij për shkak të konflikteve familjare mes tyre. Ngjarja ka ndodhur orët e mbrëmjes së djeshme, ndërsa 31-vjeçari, Saimir R. ka qenë pranë një lokali në afërsi të zonës universitare në Vlorë. Dëshmitarë okularë pohojnë se kanë parë dy familjarët të shkëmbejnë fjalë e më pas gruaja ka qëlluar me thikë në drejtim të tij, duke u larguar fill pas kësaj.

Policia e Vlorës në një komunikim me mediat, përmes zëdhënësit të saj bëri me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen Pavarësia në afërsi të lokalit për baste sportive ku një grua ka qëlluar me një mjet të mprehtë shtetasin Saimir R. 31 vjeç, duke i shkaktuar atij dy çarje në trup dhe më pas është larguar menjëherë.

Autorja është 480vjeçarja Bukurie Bajramaj, vjehrra e të dëmtuarit. 31-vjeçari i dëmtuar është transportuar për në spitalin Rajonal Vlorë, ku ka marrë edhe ndihmën mjeksore. Sipas mjekëve 31 vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pasi sqaron lidhjen familjare mes tyre (vjehrredhëndër) policia bën me dije se motivi i kryerjes së krimit ka qenë për shkak të konflikteve familjare.

Gruaja ndodhet në ambientet e komisariatit të Vlorës ndërsa ndaj saj po dokumentohet akuza Vrasje me dashje e mbetur në tentativë.

Anila Peçi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›