Presidenti Topi takohet me Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani

Tiranë, 29 janar NOA - Presidenti i
Republikës, Bamir Topi priti sot në Presidencë Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese
të Kosovës, Enver Hasanin dhe delegacionin që e shoqëron gjatë vizitës së tij
zyrtare në Tiranë.Presidenti Topi, bëri një përshkrim të reformave kryesore të ndërmarra në
Shqipëri, duke i kushtuar vëmendje të veçantë ecurisë së reformës në sistemin
gjyqësor, konsolidimit dhe ruajtjen e pavarësisë së institucioneve kushtetuese
me qëllim nxitjen e proceseve integruese të Shqipërisë.
reu i shtetit pasi vuri në dukje rëndësinë e shkëmbimit të vizitave të tilla
mes institucioneve të pavarura kushtetuese, theksoi se bashkëpunimi rajonal dhe
më gjerë në fushën e drejtësisë, luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar
e trafiqeve të të gjitha llojeve do të kontribuojë në konsolidimin e shtetit të
së drejtës, ruajtjen dhe forcimin e institucioneve të pavarura, të demokracisë
shqiptare, por dhe në rolin e rëndësishëm që luan Shqipëria dhe faktori shqiptar
në Ballkan për paqen dhe stabilitetin në rajon e më tej.
Nga ana e tij Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, siguroi
kreun e shtetit shqiptar për vazhdimësinë e proceseve të vendit të tij në
drejtim të reformimit dhe konsolidimit të drejtësisë dhe forcimit të
institucioneve, si dhe shprehu gatishmërinë e Kosovës për të tu bërë pjesë sa
më shpejt e strukturave euro-atlantike dhe evropiane.
k.k/NOA