Arrestohet trafikanti 46-vjeçar, shfrytëzoi për prostitucion një vajzë

Tiranë, 29 janar NOA Antitrafiqet e Policisë
së Tiranës çuan në qeli pasditen e sotme një 46-vjeçar të akuzuar për shfrytëzim
prostitucioni.
Specialistët e seksionit të Luftës Kundër
Trafiqeve të Paligjshme, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë në
bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda në Tiranë, organizuan sot operacionin
e koduar Udine, i cili u finalizua me arrestimin 46-vjeçarit Agim Imeri, lindur në Kukës e
banues në Tiranë.
Burime zyrtare nga policia thanë se arrestimi Imerit
u krye pasi ai dyshohet se në muajin gusht të vitit 2009, ka trafikuar në Udinë
të Italisë, për qëllime prostitucioni një 23-vjeçare nga Tirana, të cilën e ka
shfrytëzuar përreth 4 muaj.
Proçedimi penal në ngarkim të 46-vjeçarit ka
filluar pas dhënave të siguruara nga seksionit i Luftës Kundër Trafiqeve të
Paligjshme e pas kallëzimit penal të deponuar edhe nga vetë e dëmtuara, e cila deklaron
se në muajin gusht të vitit 2009, Agim Imeri e ka marrë duke e trafikuar atë,
nëpërmjet Malit të Zi, Kroacisë, dhe më pas në Slloveni me destinacion Italinë.
Kapja e tij u realizua në ambientet e një
lokali në qendër të Kombinatit në Tiranë.
Policia kishte rreth tre muaj që hetonte dhe
survejonte 46-vjeçarin.
Gjatë kontrollit të banesës së tij, në
cilësinë e provës materiale u gjendën një pistoletë kalibër 9 mm si dhe shumë
fatura dhe korrespondencë bankare që i dërgonte nga Italia për në Shqipëri, në
kohën kur kryente këtë aktivitet kriminal.
k.k/NOA