Masakra në Devoll, edhe policia greke në aksion për kapjen e autorit të dyshuar

Pista
e vrasjes së djemve të Mullirit
Policia
identifikon autorin e dyshuar
Devoll, 29 janar NOA/UPDATE Tre vëllezërit e
dergjur të gjakosur mbi njëri-tjetrin të bërë shosh nga plumbat e automatikut që
u zbrazën në drejtim të tyre, krijuan për policinë se të tre kishin vdekur.
Por në fakt më i vogli prej tyre pikërisht
Eldi Mulliri 18-vjeç merrte ende frymë.
Megjithëse të tre vëllezërit, djemtë e të dënuarës
për vrasje Liljana Mullirit, u transportuan në spital, vetëm njëri prej tyre
mbërriti gjallë.
Mjekët deklaruan se ai ndodhet në gjendje
kritike për jetën por aktualisht është nën kujdesin intensiv të mjekëve, ndërsa
dy vëllezërit e tij ndërruan jetë.
Ndërkohë që policia është vënë në ndjekje të
autorit të dyshuar të masakrës i cili rezulton të jetë Besim Karaj.
Burime nga policia thanë është njoftuar pala
greke për të ushtruar kontroll në pikën kufitare në anën greke.
Kjo pasi dyshohet se autori po tenton të kalojë
kufirin për ti shpëtuar ndjekjes së policisë.
Për shkak të terrenit të vështirë dhe reshjeve
të dëborës policia ende nuk ka rënë në gjurmët e autorit i cili dyshohet se i është
drejtuar kufirit.
Deri më tani pista kryesore e kësaj masakre
dyshohet të jetë lidhja jashtë martesore e njërit prej vëllezërve me bashkëshorten
e të dyshuarit.
k.k/NOA