Presidenti Topi takohet me Presidentin e Sesionit të 66-të të AP-së së OKB-së, Nasir Abdulaziz Al-Naser

17 maj 2012
Nju-Jork, SHBA
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, pasi mbajti fjalën në Debatin e Nivelit të Lartë të përqendruar mbi: “Gjendja e Ekonomisë Botërore” zhvilloi sot pasdite një takim pune me Presidentin e Sesionit të 66-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Nasir Abdulaziz Al-Naser.
Kryetari i Shtetit shqiptar e vlerësoi pamasë si ftesën për të marrë pjesë në Debatin e Nivelit të Lartë, ashtu edhe rolin me peshë të Presidentit të Sesionit të 66-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, zotit Nasir Abdulaziz Al-Naser në organizimin e këtij Debati të rëndësishëm ndërkombëtar për të diskutuar dhe shprehur mendime e ide lidhur me një nga problemet më të mprehta globale sot, siç është gjendja e ekonomisë botërore.
Duke diskutuar për situatën dhe realitetin e ri gjeo-politik pas krijimit të shtetit sovran e të pavarur të Kosovës në Ballkan si dhe për klimën e re të bashkëpunimit që ekziston mes vendeve të rajonit, Presidenti Topi shprehu mirënjohjen për qëndrimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara si dhe për rolin e luajtuar nga Presidenti i AP-së, Nasir Abdulaziz Al-Naser në mbështetje të paqes dhe qëndrueshmërisë afatgjatë. Në këtë pikë, zoti Al-Naser vlerësoi kontributin personal e moderues të Presidentit Topi si dhe rolin kyç të Shqipërisë e faktorit shqiptar në drejtim të forcimit të paqes e sigurisë , të cilat ndikojnë edhe në zhvillimin ekonomik dhe rritjen e mirëqenies së popujve që jetojnë në rajonin ballkanik, të projektuar tashmë drejt integrimit në strukturat euro-atlantike.
Kreu i Shtetit shqiptar dhe Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ndanë të njëjtën bindje se bashkëpunimi pozitiv e i frytshëm mes Shqipërisë dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të vazhdojë të thellohet e zgjerohet edhe më shumë nëpërmjet nismave dhe të mëtejshme në gjurmët e projektit të sukseshëm‘’Një OKB’’, etj.