Presidenti Topi takon Kryeministrin e Sllovenisë, Borut Pahor.

13 tetor 2009
Ljubljanë, Slloveni
Në ditën e parë të vizitës së tij zyrtare në Slloveni, Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi dhe delegacioni që e shoqëron u pritën nga Kryeministri i Sllovenisë, Borut Pahor.
Në këtë takim bashkëbiseduesit nënvizuan rëndësinë e kësaj vizite në kuadër të zhvillimit të marrëdhënieve shumë të mira që ekzistojnë mes dy vendeve dhe popujve tanë, si dhe shprehën interesin për vazhdimësinë e shkëmbimeve të këtyre vizitave të nivelit të lartë. Presidenti Topi vuri në dukje se bashkëpunimi politik dypalësh mes Shqipërisë dhe Sllovenisë paraqitet i konsoliduar, i hapur e drejt forcimit të mëtejshëm. Kryetari i Shtetit bëri një panoramë të arritjeve të politikës sonë të jashtme, duke vënë theksin në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe paraqitjen e kërkesës për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian. Në këtë kontekst, Presidenti i Republikës shprehu mirënjohjen për kontributin e rëndësishëm të Sllovenisë në drejtim të afrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në, si gjatë kohës kur drejtonte presidencën e BE-së, ashtu edhe më pas, duke nënvizuar besimin në vazhdimësinë e kësaj mbështetjeje, për Shqipërinë dhe rajonin edhe në të ardhmen.
Gjatë bisedës, Presidenti Topi e njohu Kryeministrin slloven dhe me zhvillimet më aktuale të politikës së brendshme, ku nënvizoi realizimin së fundmi i zgjedhjeve sipas një Kodi Zgjedhor të hartuar me konsensusin e forcave politike. Kryetari i shtetit vuri në dukje vullnetin dhe angazhimin maksimal të shtetit shqiptar për realizimin me sukses të reformave të rëndësishme për zhvillimin e vendit, si ajo në fushën e drejtësisë, të ekonomisë, arsimit, etj.. Gjithashtu, Presidenti Topi vuri në dukje tendencën pozitive të shkëmbimeve në drejtim të bashkëpunimit ekonomik të Shqipërisë me vendet e rajonit, duke u shprehur se ekzistenca e kuadrit të nevojshëm ligjor për nxitjen e bashkëpunimit ekonomik dypalësh, dhe nxitjen e investimeve sllovene në Shqipëri është një faktor thelbësor pozitiv. “Shqipëria ofron mundësi të mira për tërheqjen e investimeve të huaja në tregun dhe ekonominë shqiptare dhe pjesëmarrjen e kompanive sllovene në të”, - theksoi Presidenti Topi dhe shprehu dëshirën “për një prezencë më të madhe sllovene, kompanitë dhe firmat prestigjioze që të investojnë në Shqipëri, në procesin e privatizimit të sektorëve strategjikë në vend”.
Nga ana e tij, Kryeministri slloven Borut Pahor, pasi i uroi mirëseardhjen në Slloveni Presidentit Topi i shprehu atij përgëzimet më të sinqerta për përparimet e shënuara nga vendi ynë gjatë dy dekadave të fundit, sidomos me anëtarësimin në Aleancën e Atlantikut të Veriut duke theksuar se: "sot Shqipëria është pjesë e rëndësishme dhe e denjë e strukturave euro-atlantike" duke vënë në dukje bashkëpunimin e frytshëm mes dy vendeve në kuadër të NATO-s në shërbim të paqes dhe sigurisë rajonale dhe më gjerë.
Kryeministri slloven Pahor vlerësoi nivelin mjaft të mirë të marrëdhënieve dypalëshe, të cilat do të nxiten edhe më tej nga hapja së shpejti e përfaqësisë diplomatike sllovene në Tiranë, si dhe bashkëpunimin përsa u përket çështjeve rajonale ku të dy bashkëbiseduesit ndanë mendimin se e ardhmja e të gjitha vendeve të rajonit tonë i përket integrimit në Bashkimin Evropian.