E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri bullgar Boyko Borissov uron Kryeministrin Berisha për riemërimin në krye të qeverisë shqiptare

Kryeministri Berisha ka marrë një mesazh urimi me rastin e riemërimit të tij në krye të qeverisë shqiptare, nga homologu i tij bullgar, kryeministri Boyko Borissov.

Në mesazhin e tij kryeministri Borissov shprehet:

SHKELQESI,

Me rastin e zgjedhjes Tuaj Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, Ju lutem pranoni përshëndetjet dhe urimet e mia më të sinqerta për prosperitet të mëtejshëm dhe mirëqënie të popullit mik shqiptar.

Ardhja në këtë post koincidon me një etapë jashtëzakonisht të rëndësishme për Shqipërinë në procesin e integrimit të saj europian, për të cilën kam besimin e plotë se Ju do të kontribuoni me përpjekjet Tuaja. Ju siguroj se në këtë rrugë Ju mund të shpresoni në mbështetjen e pandryshueshme të Bullgarisë.

Gjej rastin të rikonfirmoj gatishmërinë e shprehur në emrin tim personalisht dhe në emër të Qeverisë bullgare për vendosjen e bashkëpunimit të ngushtë me Ju dhe për realizimin e kontakteve aktive ndërmjet dy qeverive tona për zgjerimin dhe thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh midis Bullgariës dhe Shqipërisë, në interes të paqes, stabilitetit dhe perspektivës evropiane të rajonit.

Ju lutem, pranoni, i nderuar Zoti Kryeministër, sigurimet e konsideratës sime të lartë.
13/10/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›