Presidenti Topi takon ish-të Ngarkuarin e Posaçëm të Departamentit të Shtetit të SHBA-së për Kosovën, Frenk Uisner.

15 prill 2009
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi priti sot në Pallatin e Brigadave ish-të Ngarkuarin e Posaçëm të Departamentit të Shtetit amerikan për Kosovën, Frenk Uisner në kuadër të vizitës që z. Uisner po zhvillon në vendin tonë.
Në këtë takim, Presidenti Topi shprehu mirënjohjen e thellë dhe vlerësimin për ndihmesën dhe mbështetjen e vazhdueshme të aleatit tonë më të madh e më të rëndësishëm, të SHBA-së për Shqipërinë për zhvillimin dhe forcimin e demokracisë në vend, konsolidimin e shtetit ligjor, të shoqërisë civile, dhe sidomos për realizimin e reformave për anëtarësimin në NATO. Kryetari i Shtetit vuri në dukje se “tashmë që u krye dhe anëtarësimi i plotë i Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-së, të cilat ne i konsiderojmë të një rëndësie parësore, do të forcohen më tej dhe do të kenë dimensionin e partneritetit ku vendi ynë do të vazhdojë të sillet si një aleat tepër besnik”. Në këtë kontekst, Presidenti ritheksoi vullnetin dhe angazhimin e Shqipërisë për kryerjen e mëtejshme të reformave të nevojshme për integrimin euroatlantik dhe rritjen e kontributit të saj të rëndësishëm dhe stabilizues në të gjithë rajonin e më gjerë. “Bashkëpunimi me SHBA-në në kuadrin e NATO-s do të rritet dhe në drejtim të modernizimit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe bashkëpunimit më të gjerë në këtë fushë”, - vuri në dukje Presidenti Topi, duke rikonfirmuar se Shqipëria dhe faktori shqiptar do të vazhdojnë të luajnë rolin e tyre të rëndësishëm e moderator në Ballkan në shërbim të rritjes e forcimit të paqes e qëndrueshmërisë rajonale.
Në vijim të bisedës, Presidenti Topi vlerësoi lart mbështetjen e fuqishme amerikane për çështjen e Kosovës dhe arritjen e pavarësisë, por dhe procesin e forcimit të shtetit të ri. Në këtë kontekst, Presidenti shprehu konsideratën e tij dhe për rolin dhe veprimtarinë e z. Uisner në përmbushjen e misionit të tij si ish-i Ngarkuari i Posaçëm i Departamentit të Shtetit të SHBA-së për Kosovën. “Tani që qëllimi kryesor u arrit”, - vuri në dukje Kryetari i Shtetit, - “vëmendja duhet të përqendrohet tek njohja e Kosovës nga sa më shumë shtete dhe forcimi i shtetit të së drejtës si dhe tek zhvillimi ekonomik”.
Ish-i Ngarkuari i Posaçëm i Departamentit të Shtetit të SHBA-së për Kosovën, zoti Frenk Uisner pasi i shprehu Kreut të shtetit shqiptar dhe njëkohësisht edhe Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura urimet më të përzemërta për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, vlerësoi arritjet e vendit tonë në proceset e tij integruese si në drejtim të reformave të rëndësishme të ndërmarra si ajo në drejtësi, reforma zgjedhore, lufta pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, konsolidimi i shtetit të së drejtës, etj.
Zoti Uisner vuri në pah gjithashtu edhe rëndësinë që zgjedhjet e 28 qershorit të zhvillohen të lira, demokratike dhe sipas standardeve perëndimore duke qenë se do të shërbejnë si gur prove i konsolidimit të demokracisë shqiptare dhe i procesit të mëtejshëm integrues në Bashkimin Evropian.
Dy bashkëbiseduesit diskutuan edhe për krizën financiare botërore dhe efektet që mund të ketë ajo për vendet e rajonit tonë dhe ndanë të njëjtën pikëpamje se e ardhmja e të gjitha vendeve ballkanike pa përjashtim është e projektuar drejt integrimit në gjirin e strukturave euro-atlantike dhe në familjen e madhe evropiane.