Presidenti Topi uron Kolonelin Muamar al-Gadafi me rastin e 40-vjetorit të Revolucionit të Madh të Shtatorit.

1 shtator 2009
Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh Kolonelit Muamar al-Gadafi me rastin e 40-vjetorit të Revolucionit të Madh të Shtatorit, në Libi, ku i përcjell urimet më të mira për lumturi e begati.
“Duke shprehur besimin në vlerën e marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve tona e në vazhdimësinë e tyre, dhe me urimet më të mira për paqe e mirëqenie, ju lutem pranoni, Shkëlqesi, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!” – theksohet në mesazhin e Presidentit Topi.