Presidenti Topi uron Presidentin Jushenko me rastin e Festës Kombëtare të Ukrainës.

24 gusht 2009
Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh Presidentit të Republikës së Ukrainës, Viktor Jushenko me rastin e Festës Kombëtare, në të cilin dërgon përshëndetjet e përzemërta dhe urimet më të mira për begati.
“Me këtë rast, shpreh bindjen se marrëdhëniet dypalëshe midis Shqipërisë e Ukrainës, si dhe lidhjet miqësore midis dy popujve tanë, do të zhvillohen më tej në të ardhmen, në interes të bashkëpunimit të frytshëm midis dy vendeve tona.
Së bashku me urimin tim për këtë ngjarje të shënuar, ju lutem pranoni, Shkëlqesi, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!” – theksohet në mesazhin e Presidentit Topi.