E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi uron Mbretin e Norvegjisë me rastin e Festës Kombëtare.

17 maj 2010

Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh Madhërisë së Tij, Harald V, me rastin e Festës Kombëtare të Mbretërisë së Norvegjisë, në të cilin përcjell urimet më të ngrohta e të përzemërta.

“Me këtë rast, duke shprehur besimin tim në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore midis Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Norvegjisë, si dhe mirënjohjen për mbështetjen e vendit tuaj në mbarëvajtjen e proceseve të zhvillimit demokratik të rajonit të Ballkanit, dëshiroj t’ju konfirmoj vullnetin e vendit tim për të ecur në këtë drejtim.” – theksohet në mesazhin e Presidentit Topi.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›