Maturantët festuan sot përgjatë Bulevardit të Tiranës.Zonja Jozefina Topalli hapi dyert e Kuvendit dhe priti gjimnazistët në festën e tyre.
Maturantët festuan sot përgjatë gjithë Bulevardit të Tiranës arritjen e tyre, Maturën 2010. Të rinjtë, në një risi festuan në të njëjtën ditë, në të njëjtën orë me bashkëmoshatarët e tyrë në Europë. Qytetarët e Tiranës shijuan sot këtë festë të të rinjve në Bulevard.
Në festën e maturantëve, zonja Jozefina Topalli hapi dyert e Kuvendit dhe priti gjimnazistët e Tiranës për ti uruar suksese në jetën dhe shkollimin e tyre të mëtejshëm.
Duke bashkëbiseduar me Kryetaren, maturantët folën për ëndrrat dhe dëshirat për të vazhduar universitetin në shkenca politike, juridik, ekonomi e shkenca.
Organizimi i kësaj feste të marurantëve ndryshoi pamjen dhe atmosferën e Bulevardit dhe të gjithë qytetit të Tiranës, duke e mbushur me gëzim e optimizëm. Qytetarët panë frymën europiane në bulevard.
Kryetarja e Kuvendit i tha të rinjve se: Ju jeni e ardhmja e Shqipërisë Europiane. Ne duam që ju të lëvizni pa viza.
Të rinjtë maturantë të Shqipërisë festuan sot njëkohësisht me të gjithë bashkëmoshatarët e tyre në të gjithë Europën në ditët e Europës
Në fund të kësaj feste në Bulevard, ata hynë në mjediset e Kuvendit. Mes maturanëve, zonja Jozefina Topalli tha se Ju jeni motivi i punës së çdo shqiptari.