E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi ngushëllon familjen Gërnjoti për humbjen e të burgosurit politik dhe ish-boksierit Dhori Gërnjoti.

18 maj 2010

Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi i ka dërguar një mesazh ngushëllimi familjes Gërnjoti, në të cilin shprehen ngushëllimet e sinqerta për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-boksierit të talentuar dhe të burgosurit politik, Dhori Gërnjoti.

“Të dashur familjarë të të ndjerit Dhori Gërnjoti!

Me dhimbje e trishtim të thellë mësova për ndarjen nga jeta të të dashurit tuaj Dhori Gërnjoti! Ikja e parakohshme e bashkëshortit dhe babait të përkushtuar, që me talentin e tij të rrallë sportiv dhe etjen e pashterur për liri e demokraci u bë jo vetëm ikonë e boksit shqiptar, por edhe simbol i luftëtarit të lirisë duke u përpjekur të shpërthente burgun e Burrelit – gjest trimëror, të cilin e pagoi me çmimin e shtrenjtë të një dënimi 25-vjeçar në ferrin e burgjeve të diktaturës komuniste.

Në këto momente të rënda, më lejoni të ndaj me ju, e nëpërmjet jush me miqtë dhe bashkëvuajtësit dhimbjen për humbjen e pazëvendësueshme të të dashurit tuaj!” – theksohet në mesazhin e Presidentit Topi.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›