Presidenti Topi vlerësohet me titullin “Simbol i Vlerave Humane”.

18 maj 2010
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi mori pjesë sot në veprimtarinë e organizuar me rastin e 20 Majit, Ditës Kombëtare në Ndihmë të Jetimëve.
Pas falenderimeve për përkujdesjen e veçantë të Presidentit të Republikës në organizimin e kësaj veprimtarie, Drejtori i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, Ilir Çumani i dorëzoi Presidentit Topi titullin “Simbol i Vlerave Humane”, në shenjë vlerësimi dhe respekti të madh për gjithë mbështetjen që Kreu i Shtetit ka dhënë përgjatë gjithë veprimtarisë së tij institucionale për sensibilizimin e shoqërisë për përkushtim dhe vëmendje ndaj nevojave të komunitetit të jetimëve shqiptarë.
Në motivacionin e këtij titulli nderi çmohet Presidenti i Republikës, Bamir Topi “Për merita të veçanta, si mbrojtës, frymëzues i denjë, mbështetës aktiv i aspiratave të njerëzve të varfër dhe të pambrojtur, për mesazhe të qarta dhe kontributin e tij të çmuar në krye të shtetit për krijimin e një klime të shëndetshme dhe paqeje të gjerë sociale, në dobi të shtresave në nevojë, veçanërisht të fëmijëve jetimë”.
Për këtë nderim, Presidenti Topi iu drejtua të pranishmëve në sallë me fjalët: “Veprimi i fundit natyrisht u duk si shkëmbimi i letrave kredenciale, por unë e ndiej që nuk ka të krahasuar, misioni i pedagogëve, i edukatorëve, i institucioneve, ndërsa pjesa ime është shumë modeste, është pjesë e këtij angazhimi institucional, por në radhë të parë njerëzor për këtë kategori fëmijësh, për të cilët, e gjithë shoqëria duhet të jetë e ndjeshme. Gjithsesi, unë ju falenderoj pamasë për gjestin e mirënjohjes, sepse mirënjohja është institucion dhe së pari, kjo mirënjohje kur vjen nga kjo kategori fëmijësh, shumëfishohet.
Pak më parë, ne pamë disa sekuenca nga një film, i cili ka një titull mjaft domethënës: ‘Si gjithë të tjerët’. Unë kam rastin të falenderoj zonjën Ciko dhe ta uroj atë për një kthjelltësi të jashtëzakonshme në të 90-tat e saj. Kjo tregon që atë mision që ajo ka realizuar, e ka realizuar me një standard të lartë njerëzor dhe mesa di unë, ajo është momenti kur duhet të japë kutjimet e saj dhe atë po e bën, sepse gjërat ndërtohen mbi bazën e eksperiencës së brezave dhe nuk ka gjë më të bukur kur ke një eksperiencë të gjallë njerëzore që me aq dashuri, me aq profesionalizëm i hapin dyert standardeve të reja për Shtëpinë e Fëmijës, për t’i bërë këta njerëz vërtet pjesëtarë të denjë të shoqërisë, njerëz si gjithë të tjerët.
Unë e mbaj mend shumë mirë, ka qenë viti 1981, kur është realizuar ky film, dhe ndonjëherë rastësia është e çuditshme, ndoshta, unë në atë film nuk dukem, por dhe unë kam qenë dikur figurant në atë film”, - u shpreh Presidenti dhe në vijim dha urimet e tij më të mira për këtë ditë, por edhe apelin e tij për më tepër angazhim më të madh të gjithë shoqërisë shqiptare në mbështetje të integrimit të plotë dhe të barabartë të këtyre fëmijëve në jetën dhe zhvillimin e vendit.”