Presidenti Topi uron Presidenten e Finlandës me rastin e Festës Kombëtare.

6 dhjetor 2009
Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh Presidentes së Finlandës, Tarja Halonen me rastin e Festës Kombëtare, në të cilin përcjell urimet më të mira e të përzemërta.
“Më këtë rast, vë në dukje vlerësimin e lartë për mbështetjen e vendit tuaj ndaj Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, si dhe shpreh besimin e angazhimin e vendit tim për vijueshmërinë e marrëdhënieve shumë të mira midis dy vendeve tona, me bindjen për konsolidimin e thellimin e mëtejshëm të tyre në të gjitha fushat me interes të përbashkët.” – theksohet në mesazhin e Presidentit Topi.