E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi uron z. Joze Mujica me rastin e zgjedhjes në postin e lartë të Presidentit të Uruguajit.

8 dhjetor 2009

Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh z. Joze Mujica në të cilin shkruan:

“Emërimi Juaj në postin e Presidentit të Republikës Orientale të Uruguajit, më jep kënaqësinë e veçantë që t’ju uroj suksese në këtë detyrë të lartë!

Më lejoni Shkëlqesi, t’ju siguroj për vullnetin e Republikës së Shqipërisë për vazhdimin e bashkëpunimit me Republikën e Uruguajit, si dhe të shpreh bindjen se nën drejtimin tuaj, marrëdhëniet e miqësisë midis dy vendeve tona do të njohin zhvillime të reja, në të mirë të dy popujve tanë!

Duke përsëritur urimet e mia për suksese në realizimin e përgjegjësive tuaja të larta, ju lutem pranoni, i nderuar Shkëlqesi, shprehjen e konsideratës sime të lartë!”

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›