E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi uron Presidentin Vujanoviç me rastin e Festës Kombëtare të Malit të Zi.

13 korrik 2009

Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh Presidentit të Republikës së Malit të Zi, Filip Vujanoviç me rastin e Festës Kombëtare, në të cilin shpreh urimet më të ngrohta e më të përzemërta.

“Më lejoni, zoti President, të ritheksoj me këtë rast, angazhimin tonë në integrimet gjithëpërfshirëse evropiane dhe euroatlantike, si vizioni ynë i përbashkët afatgjatë i progresit dhe stabilitetit rajonal.

Në frymën e nivelit shumë të mirë të marrëdhënieve të miqësisë e bashkëpunimit që karakterizon dy vendet tona fqinjë, dëshiroj t’ju rikonfirmoj angazhimin tim për intensifikimin e mëtejshëm të tyre, në të mirë të mirëqenies së popujve tanë miq dhe zhvillimeve kombëtare e rajonale.” – theksohet në mesazhin e Presidentit Topi.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›