E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi uron Presidentin e Irakut me rastin e Festës Kombëtare.

17 korrik 2009

Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit të Republikës së Irakut, Jalal Talabani me rastin e Ditës së Festës Kombëtare, në të cilin përcjell urimet më të mira për lumturi e mirëqenie.

“Me këtë rast, më lejoni të shpreh dhe përkrahjen e qeverisë shqiptare për reformat demokratike të vendit tuaj, për ndërtimin e një shteti solid, të denjë për t’u rreshtuar krahas popujve të lirë të bashkësisë së vendeve demokratike, në paqe dhe harmoni brenda vendit dhe në marrëdhënie me fqinjët.” – theksohet në mesazhin e Presidentit Topi.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›