E Diel, 1 Nëntor 2026

Sqarim i Drejtorisë së Informimit Publik të Institucionit të Presidencës.

25 qershor 2008

Gjatë ditës së sotme në media u njoftua se Presidenti i Republikës, Bamir Topi do të presë përfaqësues të Sindikatës së Minatorëve të ngujuar në grevë që prej datës 18 qershor 2008. Lidhur me këtë, Drejtoria e Informimit Publik sqaron opinionin publik se me Zotin Fiqiri Xibri, Sekretar i Përgjithshëm i Sindikatës së Minatorëve, ka komunikuar Këshilltari Ekonomik i Presidentit për t’u njohur më mirë me arsyet e kërkesës së Sindikatës për takim me Kryetarin e Shtetit.

Këshilltari Ekonomik i Presidentit, pas bërjes publike të lajmit, komunikoi sërish me Zotin Fiqiri Xibri dhe i kërkoi atij arsyet e transformimit të takimit të tij me një përfaqësi të Sindikatës së Minatorëve, në një premtim për takim me Presidentin e Republikës, Bamir Topi. Zoti Xibri sqaroi se kjo kishte ndodhur për shkak të euforisë që shkaktoi njoftimi për një takim me Këshilltarin Ekonomik të Presidentit, si dhe për arsye të pranisë së medias në çastin e komunikimit ndërmjet tyre.

Këshilltari Ekonomik i Presidentit paraprakisht i ofroi Zotit Fiqiri Xibri të drejtën për të sqaruar të vërtetën dhe më pas mori prej tij miratimin që e vërteta të sqarohej nga Drejtoria e Informimit të Presidentit të Republikës Bamir Topi, pasi ishte e vështirë për Sindikatën e Minatorëve për të siguruar praninë e medias për këtë sqarim.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›