E Diel, 1 Nëntor 2026

Rreziku që vjen nga syzet e trotuareve

Tiranë- Përdorimi i syzeve të diellit sa i nevojshëm është edhe një trend që ka shoqeruar gjenerata të tëra ndër vite. Por më tepër sesa një tendencë mode, syzet e diellit mbrojnë sytë nga rrezatimi i dëmshëm diellor.

Rrezet e diellit janë të dëmshme dhe veçanërisht ato UV. Ato mund të shkaktojnë një sërë problemesh si shfaqja e perdes, e cila shkaktohet nga mosha, fotokeraktis dhe ndryshimet korneale.

Këto sëmundje mund të shkaktojnë pamje të turbullt, irritim, skuqje, lotim, etj. Ndaj okulistët rekomandojnë se ndaj syve duhet të kushtohet një kujdes i veçantë, sidomos gjatë ditëve me diell.

Por kjo sdo të thotë që për tu mbrojtur nga rrezet e dëmshme të dielllit duhet të përdoresh syze të çdo lloji, apo të pakontrolluara. Që ky rrezatim të mos na dëmtojë shikimin, syzet duhet të jenë të mirë kontrolluara.  Krahas formës dhe  ngjyrës ajo që është më e rëndësishme është cilësia e xhamave tyre. Përdoruesit duhet të jenë të informuar nëse syzet që ato blejnë kanë lente mbrojtëse.

Lidhur me mënyrën se si ne duhet ti zgjedhim syzet dhe se çfarë rrezikojmë nëse ato nuk janë të kontrolluara ja çfarë këshillojnë specialistët:

Është e vërtetë që syri është një organ tepër delikat. Për këtë çdo njeri duhet të marrë masa. Pikë së pari kontrolli i syve duhet të jetë i vazhdueshëm.

Përsa i përket syzeve të diellit, ato vërtetë janë të domosdoshme gjatë ditëve me diell, por jo të gjitha llojet e syzeve. Ato duhet të jenë të kontrolluara, pasi është e domosdoshme që të kenë lente mbrojtëse ndaj rrezeve UV. Syzet duhet të kenë lente mbrojtëse ndaj diellit, dhe një tjetër lloj syzeje e cila është mjaft e mirë për syrin janë edhe zyzet me xhama polarizues, te cilët e përthyejnë dritën, dhe shikimi është mjaft i qartë.

Sipas okulistes Ratka Meta moshat që janë më të rrezikuara nga rrezet e dëmshme të diellit janë adoleshencët apo moshat më të vogla, ndërsa orët që duhet të shmanget kontakti më diellin janë orët e paradites dhe drekës. Koha më e përshtatshme për të dalë gjatë ditëve me diell është ora 5 apo 6 e pasdites.

Këshillat e mjekut janë gjithmonë të domosdoshme, pasi ne mund të kuptojmë se cila është menyra më e mirë që ne të mbrojmë sytë tona në ditët me diell.

Por sa i zbatojnë konsumatorët këto këshilla? A bëjnë ato shpesh kontrolle tek okulisti?

Unë vizitat tek mjeku i bëj vetem atëherë kur mund të kem shqetësime. Unë jam 23 vjeçe dhe deri tani kam bërë vetëm një kontroll tek mjeku. Ndërsa syzet e diellit i blej tek shitësit ambulantë në rrugë. Kjo pasi ato kushtojnë më pak dhe mund të them që aty mund të gjej shumë lloje zyshesh- shprehet Klea Mehmetaj.

Ndërsa Adriana Karai shprehet se është në dijeni se syzet e diellit duhet të jenë origjinale dhe dhe që të jenë të kontrolluara, por çmimet janë sa 10- fishi apo 20-fishi i atyre që blen në rrugë. Unë nuk kam mundësi të përballoj çmimet e shtrenjta që mund të kenë syzet origjinale.  Unë nuk i shikoj shumë të domosdoshme, pasi rrallë herë përdor dhe ato që janë më të lira dhe që unë mund të kem mundësi për ti blerë. Kjo sepse më mirë pa syze sesa me një palë syze që të dëmtojnë 2-fish.

Por sa të kontrolluara janë syzet që individët blejnë në rrugë? A kanë ato një etiketë ku të jetë shënuar treguesi i fuqisë filtruese apo lloji i lentes?

Një nga shitësit ambulant të syzeve tregon që syzet që shiten në rrugë nuk janë origjinale, këtë e tregon dhe çmimi i lirë që ato kanë. Ato madje nuk kanë as një etiketë ku të trgojë nëse syzja ka apo jo lente mbrojtëse.

Pra syzet e diellit përveçse si aksesorë ato kanë edhe anën e tyre utilitare, funksionin e mbrojtjes nga dielli dhe përmirësimin e të parit. Pra kujdes kur zgjidhni syzet! Përveç tendencave të fundit, mos harroni që ajo që ka rëndësi kur zgjidhni syzet është cilësia e tyre pasi mbrojta e shikimit qendron mbi çdo aksesor.

Joana Allushi/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›