Presidenti Topi uron fillimin e Muajit të Ramazanit
Në mesazhin dërguar Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Kryetari i shtetit shprehet:
“Në këtë ditë të shënuar në kalendarin islam, është dëshirë dhe kënaqësi e veçantë t’u drejtohem të gjithë besimtarëve myslimanë shqiptarë kudo ndodhen me urimet më të mira e më të përzemërta me rastin e fillimit të Muajit të Shenjtë të Ramazanit!
Përgjatë këtij muaji të bekuar, dëshmi e përkushtimit të pastër e të vërtetë ndaj fesë islame, dalin në pah tek ju vlerat më të rralla humane të mirësisë dhe ndihmesës, ndershmërisë dhe korrektësisë, harmonisë dhe tolerancës, dashurisë dhe sakrificës për të afërmit, të njohurit, për të gjithë njerëzit në nevojë. Janë këto virtyte, të cilat ruajnë dhe çojnë përpara një shoqëri, e ngrenë lart dhe e mbajnë shpirtërisht dhe moralisht atë. Janë këto vlera, që sjellin dhe konsolidojnë besimin e një populli tek një e ardhme e sigurte për të gjithë kombin të bazuar në vullnetin dhe dëshirën e gjithsecilit prej nesh për të qenë bashkë në ditë të mira e të vështira, në ditë dhimbjeje dhe gëzimi, sot, nesër dhe në të tëra ditët e tjera që pasojnë, duke i bërë kështu një shërbim të madh vetes dhe brezave që do të trashëgojnë këtë pasuri të paçmuar në shekuj.
Edhe në këtë ditë të shënuar, ashtu si në të gjithë festat e tjera fetare, besimtarët shqiptarë janë bashkë, pavarësisht përkatësisë fetare, për të kremtuar dhe për t’i përcjellë njëri-tjetrit fjalë të dala nga zemra për begati, mbarësi, shëndet dhe lumturi në familje e kudo, duke qenë kështu shembull dhe duke dhënë një mesazh të qartë besimi dhe shprese tek një botë dhe një e ardhme e mbarsur me mirësi, besim, drejtësi, tolerancë e harmoni.
Qoftë i lehtë për ju ky muaj agjërimi! Zoti ju ndihtë në këtë ritual të shenjtë dhe ju dhëntë shëndet, forcë, besim dhe mundësitë për ta përmbushur më së miri atë! Lumturi dhe begati në familjet tuaja! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe kombin shqiptar!”