Qeveria gati ligjin, shtetëzim pronave të sindikatave
Në projektligjin e miratuar dy ditë më parë në qeveri, saktësohet që këto prona do të merren, rikonstruktohen dhe do të bëhen pjesë e shoqërive aksionere ku shteti do t'i shesë menjëherë aksionet e tij
TIRANE-Qeveria do të shtetëzojë pronat e sindikatave, pasi sipas kryeministrit Berisha asnjë institucion i lartë shtetëror dhe kushtetues nuk i njeh këto sindikata si pronar të ligjshëm, pavarësisht se ai u kishte dhënë me dekret të veçantë të gjitha pronat e ish-organizmave komuniste. Në projektligjin e miratuar dy ditë më parë në qeveri, saktësohet që këto prona do të merren, rikonstruktohen dhe do të bëhen pjesë e shoqërive aksionere ku shteti do t'i shesë menjëherë aksionet e tij. Dhe, alternativa e dytë është që këto prona të bëhen pjesë e fondit fizik për kthimin dhe kompensimin e pronave të ish-pronarëve. "Me këto prona është luajtur bixhoz, prandaj është e nevojshme ndërhyrja e shtetit. Po të mos jetë shteti i pranishëm, do të vazhdojë bixhozi me këto pasuri, ashtu si ka vazhduar gjatë gjithë kësaj kohe", - është shprehur dy ditë më parë kreu i qeverisë shqiptare. Shteti, me anë të këtij projektligji nuk do të njohë asnjë veprim ligjor tjetër të bërë mbi këto prona, ku me veprim ligjor parashikohet shitja, dhënia me qira apo çfarëdolloj veprimi tjetër që i tjetërson këto prona. Ministria e Drejtësisë parashikon një periudhë tremujore për identifikimin e të gjitha pronave të paluajtshme të sindikatave dhe regjistrimin e tyre, dhe rast pas rasti kthimin te pronari i vërtetë i tyre. Ishte vetë kryeministri Berisha, i cili theksoi se eksponentë kryesorë të sindikatave e kanë konsideruar një projektligj të tillë si të domosdoshëm. "E vërteta është se edhe eksponentë të rëndësishëm të sindikatave e kanë vlerësuar dhe e vlerësojnë një hap të tillë, sepse e kanë kuptuar se aty janë zhvilluar procese tërësisht të papranueshme", - deklaroi kryeministri Berisha.
(d.b/GSH/BalkanWeb)