Presidenti Topi uron gjithë shqiptarët kudo ndodhen për anëtarësimin me të drejta të plota të Shqipërisë në NATO.

4 prill 2009
Strasburg
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i është përgjigjur sot interesimit të medias shqiptare, menjëherë pas mbledhjes së Këshillit të Atlantikut të Veriut, ku Kryetari i Shtetit mori dokumentin zyrtar të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO nga Presidenti i SHBA-së, Barak Obama.
Televizioni Publik Shqiptar:
TVSH::Zoti President! Shqipëria tashmë është anëtare me të drejta të plota në NATO. Cilat ishin përjetimet e këtij momenti?
Presidenti Topi: Në radhë të parë më lejoni të uroj të gjithë popullin shqiptar me rastin e kësaj dite të shënuar, për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Ne ishim sot logjikisht të përgatitur për të përballuar këtë ditë me emocionet të mëdha, megjithatë ishte një atmosferë e mrekullueshme që nuk mund t’i shmangësh emocionet. Ato nuk janë thjesht emocionet personale, por janë emocionet që mbarten si përfaqësues i një institucioni të lartë sikurse është Presidenti i Republikës. Kjo ditë është një ditë historike dhe unë do ta perifrazoja me një sinonim. Pra, kjo ditë hyri në histori, pra është një ditë e jashtëzakonshme. Aty kemi parë jo thjesht përfaqësimin nëpërmjet flamurit shqiptar që sigurisht është një simbolikë të veçantë, por kemi parë që të gjitha aleatët tanë, dikur partnerë, por sot janë aleatë, kanë pasur dhe kanë demonstruar edhe gjatë këtyre dy ditëve një respekt dhe një dashuri të veçantë për Shqipërinë, për reformat, që ajo ka bërë. Natyrisht, ka qenë një rrugë shumë e gjatë, por një rrugë e kurorëzuar me sukses dhe mbi të gjitha që sot Shqipëria është pjesë e Aleancës me të drejta të plota, ç’ka do të thotë, sikurse e tha dhe Presidenti Obama, nuk ka më anëtarë të vjetër dhe anëtarë të rinj, por ka anëtarë të Aleancës, që është aleanca më e madhe për paqen dhe sigurinë në botë, e cila e ridimensionon pozicionin e saj, duke i shtrirë dhe i forcuar më shumë urat e bashkëpunimit dhe duke e bërë botën më të sigurtë.
TVSH::Zoti President! A mund të na thoni se cila është çështja e parë në të cilën Shqipëria është përfshirë në diskutime, në debate si anëtare e Aleancës sot?
Presidenti Topi: Çështja kryesore që ka dominuar tryezën ka qenë çështja e Afganistanit, një çështje ku të gjithë solidarizohen në përpjekjet për të stabilizuar situatën në Afganistan, për të vendosur atje një rregull, i cili nuk ka të bëjë thjesht me rregullin e Afganistanit dhe të rajonit rreth tij, por me domosdoshmërinë për një rregull botëror, në mënyrë që nga vende të tilla të mos eksportohen gjëra, apo elementë që destabilizojnë botën. Të gjithë janë të sinkronizuar në përpjekjet, të cilat janë jo thjesht vullnete politike, por janë edhe vullnete të shprehura nëpërmjet përpjekjeve direkte. Ne u angazhuam që përveç trupave që sot kemi aktualisht në Afganistan të dyfishojmë numrin e trupave dhe padyshim kjo është pritur me shumë respekt për Shqipërinë dhe me entuziazëm.
TVSH:Vendimi që është marrë nga Aleanca është emërimi i Sekretarit të ri të Përgjithshëm të NATO-s, por edhe Shqipëria ka thënë sot fjalën e saj si anëtare. A kishte ndonjë dyshim për këtë kandidaturë, apo kishte konsensusin e Shqipërisë menjëherë?
Presidenti Topi: Unë mendoj që janë disa gjëra që i takojnë padiskutim konfidencialitetit të tryezës, por mund t’ju them që kandidatura e zotit Rasmusen, aktualisht Kryeministër i Danimarkës, u mbështet me një konsensus mjaft të gjerë. Pati disa rezerva të vogla, të cilat u tejkaluan dhe sot, sigurisht që u deklarua dhe zyrtarisht, zoti Rasmusen është nominuar. Natyrisht që janë çështje të procedurave, të afatit të cilin ka zoti Shefer deri në përfundim të mandatit të tij.
TVSH:Zoti President! A e ka merituar Shqipëria të jetë anëtare në këtë Aleancë mes 27 vendeve tashmë së bashku me Kroacinë?
Presidenti Topi: Absolutisht që e ka merituar! Shqipëria nuk është thjesht një vend, i cili manifestoi vullnetin, por u përpoq shumë dhe ju vetë jeni dëshmitarë që të gjitha forcat politike, Parlamenti shqiptar, të gjitha institucionet, Forcat e Armatosura i janë nënshtruar reformave të jashtëzakonshme, reformave politike, reformave institucionale, të administratës, të Forcave të Armatosura, që ishin të angazhuara direkt në misione të përbashkëta dhe do të thoja e ka merituar, por nga ana tjetër ka pasur një suport të jashtëzakonshëm të miqve tanë në radhë të parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të gjithë aleatëve dhe sot padyshim i një përpjekjeje të përbashkët, një “joint venture”, që vjen sa nga përpjekjet e Shqipërisë, ashtu dhe nga dëshira dhe vullneti i vendeve anëtare të NATO-s për t’i dhënë mbështetjen Shqipërisë, gjë që u kurorëzua sot.
TVSH: Falemnderit!
Presidenti Topi: Falemnderit ju dhe urime!
* * *
NEWS 24
NEWS 24: Pranë kemi Presidentin e Republikës, i cili ka qenë përfaqësuesi i parë i shtetit shqiptar, që ka marrë pjesë në mbledhjen e parë të NATO-s, ku Shqipëria merr pjesë si anëtare me të drejta të plota. Përshëndetje zoti Topi dhe urime!
Presidenti Topi: Përshëndetje, faleminderit dhe nëpërmjet jush një përshëndetje të gjithë popullit shqiptar dhe natyrisht të gjithë ekipit të mediave që ka punuar dhe po punon me shumë intensitet për të pasqyruar këtë eveniment historik. Po e nis me median. Sikurse ju e shikoni dhe unë po e shikoj, këtu ka me dhjetra e dhjetra përfaqësues të medias, ç’ka do të thotë që politika e aleancës më të madhe të sigurisë dhe të paqes, është një politikë transparente, që vërtet i shërben promovimit të vlerave që kjo Aleancë implanton në të gjithë rruzullin tokësor. Kështu pra, ka qenë dhe vazhdon të mbetet një emocion shumë i veçantë që ne, nëpërmjet jush lidhemi drejtëpërdrejtë me publikun shqiptar.
NEWS 24: Zoti Topi, çfarë do të thotë për vendin anëtarësimi në NATO dhe cili do të jetë kontributi ynë në këtë familje të madhe të NATO-s?
Presidenti Topi: Padyshim që, e para që do të theksoja, është një vlerësim i tërë rrugës së reformave institucionale, reformave politike, reformave administrative, reformave në Forcat e Armatosura që bën të mundur që Aleanca të pranojë unanimisht të ratifikojë protokollin e anëtarësimit dhe të bëjë të mundur që edhe formalisht sot, ne të celebronim të qenurit anëtarë me të drejta të plota në NATO. Realisht sot e kemi ndjerë veten të barabartë midis aleatëve, sepse kemi marrë pjesë në tavolina, ku mendimi ynë dhe vendimi ynë ka qenë ekuivalent me atë të të gjithë aleatëve të tjerë. Sikurse e tha dhe Presidenti i SHBA-së, Obama, nuk vlerësohen aleatët nëse janë të rinj, apo të vjetër, e rëndësishme është që të gjithë janë anëtarë të NATO-s dhe kjo është mjaft, mjaft, mjaft e rëndësishme.
NEWS 24: Meqë ra fjala zoti Topi, si ka qenë kjo mbledhje e ditës së sotme?
Presidenti Topi: Kjo ka qenë një mbledhje më shumë ceremoniale, përsa i përket asaj që u anonçua për anëtarësimin e Shqipërisë dhe të Kroacisë. Por ka pasur edhe pjesën tjetër, asaj të punës, të një pune intensive, ku gjërat janë fokusuar kryesisht tek Afganistani. Sikurse kanë bërë të ditur edhe nëpërmjet konferencës për shtyp edhe përfaqësues më të lartë të Aleancës, Shqipëria me anëtarësimin në NATO sigurisht që futet në rrugën e detyrimeve dhe të një serioziteti më të thellë sa i përket angazhimeve për ta mbajtur dhe për ta përmirësuar të gjithë standardin, përsa i përket jetës politike, jetës institucionale, por edhe përsa i përket pjesëmarrjes së Forcave të Armatosura në misione të përbashkëta. Vetëm sot ne u angazhuam drejtëpërdrejtë që të dyfishojmë praninë tonë në Afganistan, natyrisht duke forcuar ndjeshëm edhe rolin tonë, por edhe mënyrën e angazhimit mbi bazën e standardeve të terrenit, që kërkon NATO.
NEWS 24: Zoti Topi, ju pak ditë më parë jeni takuar me atë që pritet që të jetë shefi i ri i NATO-s, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, z. Rasmusen. Besoj që gjatë takimit tuaj në Danimarkë është folur për këtë çështje, apo jo?
Presidenti Topi: Gjatë takimit në Danimarkë, natyrisht që zoti Rasmusen është treguar shumë i kujdesshëm për të prekur këtë temë, sepse njerëz që janë në karrige të larta, sikurse është ai Kryeministër aktual i Danimarkës, nuk mund të shprehet sa kohë është në një detyrë. Por nga ana tjetër ne kemi diskutuar për shumë gjëra të tjera dhe takimi ynë në Danimarkë ishte, qoftë në planin zyrtar, pra bisedime që u organizuan në formatin e zyrës, por morën edhe një karakter tjetër sportiv, ndoshta dhe me doza personale për shkak të ndeshjes.
NEWS 24: Megjithatë, si do ta konsideronit si kandidaturë zotin Rasmusen. Ka pasur një kundërshtim të ashpër të Turqisë, por në momentet e fundit duket se ka gjetur një konsensus?
Presidenti Topi: Nuk mund të themi reagim të ashpër. Ka pasur disa rezerva, të cilat janë tejkaluar nga vetë përfaqësuesit më të lartë të politikës turke, të cilët gjetën bonsensin për t’i tejkaluar gjërat dhe për të vazhduar bashkëpunimin. Unë besoj që miratimi konsensual i kandidaturës së zotit Rasmusen, por dhe vetë konsideratat personale për të cilin janë mjaft të vlerësueshme, e kemi parë këtë personazh të politikës ndërkombëtare, mjaft aktiv dhe me vizione të qarta për perspektivën, me vizione moderne, një njeri sa i ekuilibruar, aq edhe deçiziv, një njeri, që i duhet Aleancës. Kjo u pa në shprehjen e konsideratave nga të gjithë përfaqësuesit. Natyrisht që ne dhamë mbështetjen tonë dhe fatmirësisht ka ardhur një moment që ai gjeti nominimin dhe tani është vetëm çështje procedurash.
NEWS 24: Zoti Topi, ju edhe gjatë vizitës në Danimarkë, por edhe gjatë ditës së djeshme në Baden-Baden, keni dhënë një mesazh mjaft të fortë për politikën shqiptare, duke theksuar se zgjedhjet e qershorit përbëjnë testin tjetër më të rëndësishëm pas anëtarësimit në NATO.
Presidenti Topi: Padyshim që e kam thënë shumë herë, ndoshta me dhjetra herë në kontekstin e bisedimeve dhe të fjalimeve që kam pasur që institucioni i zgjedhjeve është institucioni më i rëndësishëm demokratik. Jemi sot në këtë situatë që jemi anëtarë të NATO-s dhe padyshim jemi në rrugën e aderimit në Bashkimin Evropian, ajo që kërkohet të realizohet janë pikërisht zgjedhje të ndershme, të lira, transparente për të forcuar institucionet, për të mos dhënë shanse që rezultati të konstestohet. Unë jam i bindur që klasa politike është e ndërgjegjshme jo vetëm mbi bazën e predispozicionit, por edhe mbi bazën e detyrimeve, që ne sot kemi për shkak të aderimit në Aleancën e Atlantikut. Po bëhen të gjitha përpjekjet. Ky është një mesazh që vjen jo vetëm nga Institucioni i Presidentit, por nga të gjitha institucionet, qofshin këto dhe ndërkombëtare. Besoj që ka një predispozicion nga forcat politike për të marrë në konsideratë jo vetëm apelet, por edhe predispozicionin individual të lidershipit të partive politike, që do bëjmë zgjedhje korrekte. Apeli i bërë si President i Republikës është që njerëzit të marrin pjesë në votime, por mbi bazën e kartës së identitetit. Koha në dispozicion nuk është shumë e gjatë. Kështu që duhet të futemi në një proces intensiv të marrjes dhe të paisjes me karta identiteti, gjë që do u shërbejë njerëzve që votojnë jo thjesht për të votuar, por edhe për aksese të tjera dhe nga ana tjetër të shprehin vullnetin e tyre nëpërmjet pjesëmarrjes në zgjedhje tek dhoma e fshehtë, pastaj kjo është çështje e bindjeve të qytetarëve. Ky është standardi kryesor dhe përtej tij pastaj ka dhe shumë angazhime të tjera.
NEWS 24: Zoti Topi, dhe një pyetje të fundit. Keni pasur një takim dhe me Presidentin Obama. Çfarë keni thënë?
Presidenti Topi: Presidenti Obama shprehu edhe një herë kënaqësinë e veçantë për futjen e Shqipërisë me të drejta të plota në NATO. Inkurajoi për vazhdimin e reformave në Shqipëri. Kemi diskutuar edhe për mundësinë e takimeve dhe shpresoj edhe për një vizitë. Unë e kam ftuar zotin Obama. Natyrisht që axhenda e tij është shumë e ngjeshur. Unë kam shprehur kënaqësinë time duke e ftuar, tani natyrisht ne do të vazhdojmë të mbajmë kanalet e komunikimit.
NEWS 24: Zoti Topi unë ju falenderoj dhe urime për këtë ditë të shënuar për të gjithë shqiptarët!
Presidenti Topi: Dhe unë ju uroj juve dhe të gjithë shqiptarëve! Përgëzime dhe për të gjithë mbulimin mediatik, që i keni bërë kësaj ngjarjeje të rëndësishme!
* * *
VIZION +
VIZION +: Përshëndetje! Si u ndjetë ju zoti Topi?
Presidenti Topi: Ishin emocione jo thjesht personale, por ishin emocione të mbartura me të gjitha emocionet e popullit shqiptar. natyrisht që ishim përgatitur për këtë ditë, por patjetër ajo që ndodh në realitet është një përzierje e asaj që ti ke arritur, por edhe i emocioneve që krijohen në çast. Kjo është një ditë e madhe, një ditë që është futur në histori dhe jo vetëm në historinë e Shqipërisë, por edhe në historinë e Aleancës me dy anëtarësimet e reja të Shqipërisë dhe të Kroacisë, pikërisht në gjashtëdhjetëvjetorin e krijimit të Aleancës së Atlantikut. Aty u shprehën në mënyrë unanime të gjitha vlerësimet për Shqipërinë, qe më shumë një ritheksim i atyre vlerësimeve për reformat që ka bërë Shqipëria në të gjitha detyrimet që ka pasur në misionet e përbashkëta dhe ulëm menjëherë si të barabartë në tavolinë për të diskutuar për çështje konkrete.
VIZION +: Përveç fjalëve të mëdha që politika përdor shpesh dhe zyrtarët e shtetit përdorin shpesh, çfarë ndjetë ju kur morët protokollin e NATO-s nga dora e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, çfarë ndjetë ju kur ai u shpreh se Shqipëria dhe Kroacia e meritojnë kandidimin?
Presidenti Topi: Natyrisht një ndjenjë shumë të veçantë e një emocion shumë të thellë dhe një rivlerësim të së gjithë situatës, respekt për të gjithë shqiptarët kudo ata jetojnë, për përpjekjet e tyre madhore në historinë e vjetër dhe atë të re dhe mbas kësaj vijnë detyrimet. Detyrimet janë të forta, sepse të jesh anëtar i NATO-s, vërtet ti premiohesh duke hyrë në Aleancë, por ka dhe shumë detyrime, që kanë të bëjnë së pari me shprehjen e vullneteve politike, të ekuilibrit politik, me ekuilibrin e institucioneve, me vazhdimin e reformave, me realizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, meqë zgjedhjet i kemi në prag dhe pastaj të të gjitha detyrimeve të tjera që janë për t’u angazhuar në terren, aty ku ka konflikt, aty ku detyrohet që të ndërhyjë Aleanca për të siguruar paqen dhe sigurinë dhe menjëherë ne dhamë një premtim të parë. Premtimi i parë që Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë së bashku me Aleancën në Afganistan, duke dyfishuar numrin e saj.
VIZION +: Do t’i bëjmë zgjedhjet të pakontestueshme, angazhimi më i parë dhe i brendshëm?
Presidenti Topi: Së pari ky angazhim duhet të merret nga të gjitha forcat politike. Apeli i Presidentit ka qenë dhe vazhdon të jetë që këto zgjedhje detyrimisht duhet të jenë të lira dhe të ndershme, demokratike, transparente dhe të mos kontestohen, sepse ky është guri i madh i provës menjëherë pas anëtarësimit në Aleancë. Të anëtarësohesh në Aleancë, sikurse thashë, janë detyrime shumë të forta, që në radhë të parë vijnë për klasën politike, për institucionet dhe unë kam besim, kam besim që zgjedhet e qershorit do të jenë të lira. Bëj dhe një herë apelin që njerëzit të pajisen me kartat e identitetit për ta ndjerë veten anëtarë të një Aleance të madhe, pra të një bote të zhvilluar me institucione demokratike dhe nga ana tjetër të marrin pjesë në votime. Çështja e vullnetit politik pastaj është një çështje shumë konfidenciale e gjithësecilit që shprehet në dhomën e fshehtë të votimit.
VIZION +: Edhe një moment tjetër. Ju personalisht jeni treguar shumë i kujdesshëm që anëtarësimin në NATO t’ia njihni angazhimit të të gjithëve. Pse nuk pamë sot një deklarimin tuaj publik as me Kryeministrin, as me krerët e grupeve parlamentare të përbashkët?
Presidenti Topi: Çështja e aksesit për konferencë shtypi është çështje e institucioneve. Unë gjithnjë kam folur dhe do të vazhdoj të flas nga pozicioni i Presidentit, një institucion që i takon të gjithëve. Nuk ka shumë rëndësi vendi ku jepet një intervistë. E rëndësishme është që të japësh një mesazh. Fluksi i interesit për të dhënë intervista ka qenë shumë i madh, kështu që për të gëzuar të gjitha kërkesat e gazetarëve, sikurse dhe ju vetë e provuat, unë kam qenë i gatshëm dhe do të vazhdoj të jem i gatshëm me intensitet të plotë për t’iu përgjigjur medias, e cila jo sot, që po ndjek këtë eveniment, ka qenë shumë konsensuale. Ka pasur një konsensus të gjerë jo thjesht në terrenin politik, jo vetëm në atë shoqëror, por edhe nga mediat, nga publiku dhe jo rastësisht 96% e shqiptarëve kanë mbështetur hyrjen në NATO.
VIZION +: Faleminderit dhe ju uroj për situatën post NATO tashmë!
Presidenti Topi: Faleminderit dhe ju!
* * *
Radio Kosova-Gazeta Korrieri
Gazetari (Denion Ndrenika ):Përshëndetje zoti Topi dhe urime për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në NATO!
Presidenti Topi: Faleminderit, përshëndetje ju dhe urime të gjithë sëbashku!
Gazetari: Ju patët fatin të jeni presidenti i parë i Republikës së Shqipërisë që mori në dorë një kopje të dokumentit të themelimit të Traktatit të Atlantikut të Veriut. Emocione?
Presidenti Topi: Emocione padyshim, emocione të forta. Do të thoja jo thjesht të mbartura personalisht, por emocione të të gjithë shqiptarëve, atyre të Shqipërisë, të Kosovës dhe të shqiptarëve të Maqedonisë, të Malit të Zi dhe të të gjithë diasporës. Ky është moment historik për Shqipërinë dhe për të gjithë shqiptarët.
Gazetari: Zoti president, ju përmendët Kosovën, ndërsa unë duhet të shtoj që Shqipëria tashmë mund të ketë shansin që në operacione të ndryshme të NATO-s, përfshi edhe KFOR-in (trupat paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë që në 1999), të jetë e pranishme me trupat e saj. A qëndron ky argument zoti President?
Presidenti Topi: Kjo është çështje jo thjesht e vullnetit të një anëtari të aleancës, por janë çështje mjaft të rëndësishme që vendosen me konsensusin e vendeve anëtare. Kështu, që është një pyetje, e cila nuk mund të marrë një përgjigje konkrete.
Gazetari: Ju jeni takuar me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama. A kemi diçka të re nga kontakti me të?
Presidenti Topi: Patjetër që janë përmasat e një lideri të një vendi, të vendit më të madh të liriës dhe demokracisë, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por, janë edhe përmasat e një njeriu mjaft të thjeshtë në komunikim, një njeri mjaft i dashur dhe shumë i respektuar. Ai ka shprehur gëzimin e madh që Shqipëria të futet në NATO dhe ka garantuar për bashkëpunimin mjaft të sinqertë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë aleancë të madhe.
Gazetari: Shqipëria thotë se do të dyfishojë trupat e saj nëAfganistan (në vendin aziatik janë paqeruajtësit e ISAF-it). A është pranuar ky qëndrim prej aleatëve të saj të rinj?
Presidenti Topi: Ne vetëm kemi shprehur dëshirën tonë, mbi bazën e mundësive që kemi dhe nuk ka qenë thjesht një vendimmarrje që është realizuar sot.
Gazetari:Zoti Topi, Shqipëria është pjesëmarrëse në operacionet paqeruajtëse në disa vende të botës, Bosnje e Herecgovinë, Irak, Afrganistan, Çad. A do të përbëjnë tani më e tutje operacionet, jo thjesht pjesëmarrje, por qenien më aktiv se sa kemi qenë deri më sot?
Presidenti Topi: Padyshim që po, sepse të futesh në aleancë me të drejta të plota nuk është thjesht respekt dhe kënaqësi, por është marrje përsipër e detyrimeve të mëdha. Dhe, Shqipëria duhet të forcojë patjetër të gjitha kapacitetet e veta që të jetë një anëtare e denjë me kontribute reale të drejtëpërdrejta.
Gazetari: Zotëri, ju keni përkrahur, mesa thanë informacionet nga disa burime, zgjedhjen e Anders Fog Rasmunsenit, kryeministrit të Danimarkës në vend të Jap de Hop Sheferit si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s. A përbënte kjo një votë thelbësore për këtë zgjedhje?
Presidenti Topi: Kishte një tendencë të përgjithshme për të përkrahur zotin Rasmunsen. Unë i jam bashkangjitur këtyre mbështetjeve për zotin Rasmunsen duke parë tek ai, patjetër një njeri me cilësi të veçanta përsa i përket drejtimit të kësaj aleance të madhe. Së pari, një njeri me njohuri të gjera, me ksperiencë të gjerë, ka qenë dy herë kryeministër, njeri i cili ka qenë shumë aktiv në tryezat ndërkombëtare, njeri i ekuilibruar dhe deciziv. Besoj, njeriu i duhur, tek i cili kanë përkuar të gjithë qëndrimet e aleatëve.
Gazetari: Shqipëria thotë se përmbushi disa kritere, kushte themelore në arritjen e reformave, që bënë të mundur anëtarësimin e plotë në NATO. A mendoni se zgjedhjet e përgjithshme të 28 qershorit do të jenë një element kyç për shtyrjen e procesit të integrimit të Shqipërisë dhe për më tepër një provë ndaj anëtarësimit?
Presidenti Topi: Padyshim që do të jenë. E kam thënë dhe e rikonfirmoj edhe sot që zgjedhjet politike të 28 qershorit kanë gur i madh prove për konfirmimin e asaj që ka arritur Shqipëria, nivelin e pëlqyeshëm të demokracisë dhe padyshim do të jenë një mundësi e madhe që ky standard të përmirësohet. Zgjedhjet politike janë natyrisht në rast se do të flasim me termin institucional, institucioni më i rëndësishëm i demokracisë, nga të cilat pastaj burojnë të gjithë institucionet e tjera. Unë jam i bindur që ne do ta përmbushim me sukses atë premtim që kanë dhënë institucionet shqiptare.
Gazetari: Opozita është bërë mbështetesë gjatë këtyre kohërave për çështjet e integrimit. A keni diçka të veçantë në marrëdhëniet me të?
Presidenti Topi: Unë besoj nga pozicioni i presidentit dhe nga ky pozicion jam munduar që ta realizojë me mjaft kujdes. Në të gjitha prononcimet e mia dhe mund t'ua konfirmoj prapë edhe sot, që integrimi i Shqipërisë në NATO padyshim që është kontribut i të gjithë shqiptarëve, i të gjitha partive politike. Dhe, ka qenë në një farë mënyre një stafetë që ka kaluar nga dora në dorë për të ardhur te prerja e finishit, që është padyshim një gëzim për të gjithë shqiptarët dhe për të gjitha partitë politike.
Gazetari: Shqipëria përgatitet të kërkojë statusin e vendit "kandidat" për anëtarësim në Bashkimin Europian brenda presidencës së Radhës së Republikës Çeke. A besoni se ky është një veprim i duhur dhe i qëlluar?
Presidenti Topi: Kjo është një çështje e ekskluzivitetit të qeverisë. Unë mendoj që dëshira e shqiptarëve dhe e institucioneve të Shqipërisë është që paraqiten sa më shpejt që të jetë e mundur me kërkesën për vend kandidat. Unë besoj që do të jenë patjetër marrëdhëniet reciproke që do të vendosin pastaj edhe për momentin. Unë kam besim që institucionet shqiptare po punojnë në marrëdhënie gjithmonë me pjesëtarët e familjes që na pret.
Gazetari: Përpara se të bëj pyetjen e fundit, që u them se e lidh me sportin, dua të di diçka tjetër mbi zgjedhjet. A do të bëheni nismëtar i ndonjë tryeze mes forcave politike për të ruajtur disa parime themelore, përfshi atë të etikës për?
Presidenti Topi: Unë kam dhënë mesazhe të qarta për zgjedhjet dhe për etikën. Qoftë, përsa i përket etikës së komunikimit, qoftë përsa i përket paraqitjes së platformave. Platformat duhet të jenë vizionare, duhet të jenë programatike, në mënyrë që njerëzit realisht të orientohen në zgjedhjet e tyre. Pastaj, përsa i përket tavolinave të rrumbullakta, janë gjëra që vendosen në funksion edhe të sjelljes së partive politike. Deri tani partitë politike po sillen në mënyrë korrekte.
Gazetari: Zoti president, pyetja e fundit që lidhet me sportin, është mbi faktin që ju ishit në Danimarkë kur kombëtaraja jonë u mund 0-3. A biseduat që atje me zotin Rasmunsen se ju do ta mbështesnit, apo mos vallë kombëtarja jonë ishte e prirur që ta "kënaqte" zotin Rasmunsen përpara se të merrte detyrën?
Presidenti Topi: Unë mund të deklaroj se ne nuk kemi pasur biseda specifike në funkson të karriges së re të zotit Rasmunsen. Ne kemi diskutuar për shumë gjëra të tjera, por kryeministri i Danimarkës ka qenë mjaft i matur dhe i rezervuar për një gjë që nuk ishte as në kohën e vet dhe as në ekskluzivitetin e tij. Ajo gjë u bë e pranishme vetëm në këtë samit dhe natyrisht ka marrë një rrugë, mjaft pozitive për të. Ne e kemi mbështetur pa asnjë lloj paragjykimi dhe besoj se ka qenë një konsensus gati unanim.
Gazetari: Faleminderit zoti President!
Presidenti Topi: Faleminderit juve!