E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha merr urime nga personalitete të larta botërore për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO

Kryeministri Berisha, ka marrë sot, gjatë pjesëmarrjes në seancën jubilare të Samitit NATO-s, në Strasburg, urime të përzemërta nga kryetarë shtetesh dhe qeverish dhe personalitete të shquara botërore, për anëtarësimin e Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut.

Kryeministri Berisha ka marrë urime nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama, Kancelarja gjermane Angela Merkel, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hoop Sheffer, Kryeministri i Çekisë Mirek Topolanek, Kryeministri i Francës Nikola Sarkozy, Kryeministri i Greqisë Kostas Karamanlis, Kryeministri i Italisë Silvio Berluskoni, Kryeministri i Portugalisë José Sócrates, Kryeministri i Holandës Jan Peter Balkenende, Kryeministri i Kanadasë Stephen Harper, Kryeministri i Luksenburgut Jean-Claude Juncer, Kryeministri i Spanjës José Luis Rodríguez Zapatero, etj. 

Personalitetet e larta botërore e uruan Kryeministrin Berisha për këtë akt madhor të Shqipërisë dhe shqiptarëve në rrugën e tyre të zhvillimit të vendit dhe integrimit euroatlantik, si dhe dhanë vlerësime mjaft pozitive për reformat e guximshme të ndërmarra nga qeveria shqiptare në vitet e fundit, reforma të cilat bënë të mundur anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.


04/04/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›