Presidenti Topi përshëndet nga Aeroporti “Nënë Tereza” pas kthimit nga Samiti i NATO-s.

5 prill 2009
Presidenti i Republikës, Prof.Dr. Bamir Topi në krye të delegacionit shqiptar pas kthimit nga Samiti i NATO-s u prit me një ceremoni zyrtare me roje nderi dhe bandë muzikore në Aeroportin “Nënë Tereza” ku dha një deklaratë të shkurtër për shtyp:
“Sot kam kënaqësi të veçantë në një ditë të mrekullueshme si kjo, në të gjithë kuptimet e mundshme të fjalës, që të falënderoj të gjithë popullin shqiptar dhe institucionet e Shqipërisë, Forcat e Armatosura për atë ç’ka bënë të mundur që Shqipëria të pranohet anëtare me të drejta të plota në NATO. Padyshim vullnetit dhe dëshirës së popullit shqiptar, institucioneve të saj, i është bashkëngjitur vullneti i aleatëve tanë, të cilët na mbështetën sot në këtë rrugë. Dëshiroj t’i falenederoj të gjithë në mënyrë të veçantë aleatin tonë kryesor Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ju falënderoj dhe juve gjithashtu sepse keni bërë të mundur të përcillni të gjithë momentet më të rëndësishme atë që ka pasur të bëjë me aspiratën e thellë të popullit tonë, me atë që kanë bërë institucionet shqiptare, reformat që kemi zhvilluar, takimet e shumta ndërkombëtare dhe mbi të gjitha evenimentin që u realizua dje dhe suksesin e plotë. Urimet më të mira të gjithëve. Falemnderit!