Presidenti Topi uron me rastin e “Ditës së Drejtësisë”.

10 maj 2009
Me rastin e “Ditës së Drejtësisë”, 10 majit, në përkujtim të datës kur akti i parë ligjor shqiptar u dekretua nga qeveria e Ismail Qemalit më 1913, Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi organizoi një pritje në Pallatin e Brigadave ku ishin ftuar personalitete të shquara të fushës e drejtësisë shqiptare. Në këtë pritje morën pjesë Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Vladimir Kristo, Kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj, Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, Avokati i Popullit, Ermir Dobjani, anëtarë të tjerë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të Gjykatës së Lartë, kryetarë dhe gjyqtarë të gjykatave të rretheve gjyqësore dhe të Gjykatave të Apelit, prokurorë të rretheve, drejtues të Shkollës së Magjistraturës, të Dhomës së Avokatisë e të Noterëve, përfaqësues të Trupit Diplomatik në Tiranë, të organizatave ndërkombëtare, të misioneve ndihmëse juridike, të medias, etj.
Presidenti Topi, me cilësinë e Kryetarit të shtetit dhe të kreut të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i pëshëndeti të pranishmit me këtë fjalë të shkurtër:
“Përshëndetje të gjithëve,
Shkëlqesi Ambasadorë,
Të nderuar drejtues të institucioneve të drejtësisë,
Gjykatës, prokurorë, miq e të ftuar!
Kjo ditë e shënuar përkon edhe me ditën e dielë dhe merr në kuptimet e veta të plota të gjitha konturet e një ceremoniali të vërtetë. Aq më shumë kur bëhet fjalë për drejtësinë. Sot mbushen 96 vjet nga themelimi i sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Kjo ditë përkujtohet me shumë respekt, përkujtohet me shumë përkushtim nga të gjithë brezat që kanë realizuar drejtësinë në Shqipëri, por edhe nga ata që sot janë në ballë të punës për vendosjen në standarde drejtësinë shqiptare. 96 vjet më parë Kanuni i Zhurisë që erdhi si një krijim i qeverisë së Ismail Qemalit solli bazat e sistemit të drejtësisë. Nga pikëpamja e vlerësimit relativ, Shqipëria ka traditë relativisht të shkurtër të sistemit të drejtësisë. Marr në konsideratë që një pjesë e këtij sistemi, gati për njëzet vjet në kohën e diktaturës thuajse u suprimua. Në segmente të caktuara kjo drejtësi ka qenë e deformuar, por, jam i bindur që në memorien tonë historike, sistemi i drejtësisë vlerësohet me mjaft seriozitet, vlerësohet me mjaft pikësynime qoftë të retrospektivës, por edhe të perspektivës. Besoj që sot, pas 96-të viteve, ne synojmë të kemi një drejtësi të standardeve evropiane, sepse sot drejtësia mund të vlerësohet si një institucion kompatibël me të gjithë arritjet që ka Shqipëria qoftë me anëtarësimin në NATO, qoftë me synimet për t’u integruar në Bashkimin Evropian.
Ne jemi mbledhur sot jo vetëm për të kujtuar këtë ditë, por jemi mbledhur gjithashtu për t’u ripërkushtuar në të gjithë misionin tonë fisnik që ka të bëjë me vendosjen e drejtësisë në Shqipëri. Është dita për të falenderuar të gjithë gjykatësit, prokurorët, punonjësit e policisë dhe të gjithë ata punonjës, që i janë atashuar sistemit të drejtësisë në të gjitha strukturat administrative. Është një ditë për të vlerësuar të gjitha hapat që janë bërë në drejtësinë shqiptare, sidomos pas vendosjes së sistemit demokratik, është dita për të vlerësuar të gjithë kontribuesit dhe aktorët e politikës, aktorët profesionistë të sistemit të drejtësisë, por edhe opinionin publik.
Sigurisht që kjo rrugë nuk ka qenë e lehtë dhe vazhdon të mos jetë e lehtë. Kjo ka të bëjë jo vetëm me të kaluarën historike të drejtësisë shqiptare, por ka të bëjë dhe me nivelin e caktuar të institucioneve dhe të politikës shqiptare. E kam thënë dhe një herë tjetër se vlerësimi ‘politika bën drejtësinë’ mesa duket nuk qëndron. Drejtësia e mirë bën një politikë të mirë dhe korrekte. Sigurisht, ata që punojnë në sistemin e drejtësisë mund të përballen me shumë situata. Mund të kenë dhe një formim të ndryshëm nga njëri-tjetri. Vërtet sistemi i brendshëm i drejtësisë ka specifikat e veta, por asnjëherë nuk duhet të shkëputemi nga dy parimet themelore, universale të drejtësisë, që kanë të bëjnë me pavarësinë dhe integritetin, dy terma të cilat janë elaboruar në mënyrë frekuente gjatë viteve të fundit. Sigurisht që ka pasur progres dhe duke iu referuar një viti më parë kjo shikohet tek sondazhet e opinionit publik, i cili ka pasur një rritje të ndjeshme gati në shifrat 20%. Nuk dëshiroj që të personalizohet, por dëshiroj ta konsideroj këtë një kontribut të të gjithëve, kontribut të të gjitha institucioneve të shtetit, për të dhënë një produkt, që është fytyra e shtetit, që është drejtësia.
Drejtësisë i është dashur të përballojë probleme nga më të ndryshmet. Në fokus kanë qenë aktet e kriminalitetit dhe të korrupsionit, çështjet e drejtësisë. Sigurisht ka pasur dhe çështje mjaft të rëndësishme, që kanë futur në debat dhe politikën me institucionet e drejtësisë. Në të gjithë këtë situatë unë mendoj që e rëndësishme është që të jemi objektivë. Fakti që drejtësia po merr nota pozitive tregon që po i afrohet vlerave të objektivitetit. Ne themi shpesh që gjyqësori dhe sistemi i drejtësisë duhet të jenë të pavarura. Kjo mund të shikohet në dy këndvështrime. Pavarësi nga politika, pavarësi nga klanet e caktuara ekonomike, por nga ana tjetër duhet të shikohet edhe si një pavarësi që varet totalisht nga individi, që punon në sistemin e drejtësisë. Sistemi që po ndërtojmë çdo ditë rrit pavarësinë e institucioneve të drejtësisë. Kjo falë edhe asistencës së misioneve ndërkombëtare, miq të Shqipërisë, që bëjnë asistencën dhe japin eksperiencë mjaft të vyer. Binomi i pavarësisë do të realizohej në momentin kur çdo prokuror edhe gjykatës do të ndjehet i pavarur në integritetin e tij. Sigurisht njerëzit e thjeshtë kërkojnë drejtësi, sepse ata që kanë mundësi e ndjekin në rrugë të tjera.
Kjo është arsyeja që sot në Ditën e Drejtësisë, me cilësinë e Presidentit të Republikës, edhe si Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ju bëj thirrje që të jeni të pavarur dhe të jepni drejtësinë njësoj për të gjithë! Ky është mesazh më fisnik në Ditën e Drejtësisë, sepse përpara institucioneve të drejtësisë të gjithë duhet të jenë të barabartë. Të gjithë duhet të jenë të barabartë dhe të ndërgjegjshëm përpara së vërtetës. Edhe një herë do të falenderoja dhe do të inkurajoja të gjithë punonjësit e drejtësisë që të vazhdojnë dhe të punojnë me përkushtim, të vazhdojnë me seriozitet dhe të mos vlerësojnë vetëm momentin, kur emërohen për një pozicion të caktuar. Nuk mungojnë rastet kur në çastet e emërimit janë shumë të predispozuar, ndërsa në momentet kur ushtrojnë veprimtarinë e tyre sigurisht që nxjerrin mangësi. Pra, para se të demonstrojë standarde të tjera, duhet të demonstrojë standardin e karakterit. Kështu që përballoni me karakter të fortë dhe disiplinë të gjitha sfidat që ka sistemi i drejtësisë! Përkushtojuni çështjeve të rëndësishme, parimore dhe largojuni sa më shumë çështjeve sekondare, që kanë të bëjnë me pazare të vogla që ne i ndeshim sot tek-tuk në sistemin e drejtësisë! Fjala ime nuk është aspak moralizuese. Jam i bindur që të gjithë përfaqësuesit më të rëndësishëm të sistemit të drejtësisë, ata që kanë bërë emër në sistemin e drejtësisë, natyrisht dhe brezat e rinj, të cilët kanë demonstruar forcë dhe karakter e çojnë dhe e përçojnë këtë mesazh sot.
Së fundi do ju thoja që kjo jo vetëm është një sfidë, por është një detyrim. Ne sot jemi vend i NATO-s, shumë shpejt do të jemi vend i Bashkimit Evropian, dhe patjetër jemi të detyruar, në kuptimin e vërtetë të fjalës, që të aplikojmë standardet e familjes euroatlantike.
Edhe një herë në këtë ditë të shënuar më lejoni t’ju përgëzoj për punën tuaj! Gëzuar Ditën e Drejtësisë”!