E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Kuvendit takim me gratë dhe vajzat në Tepelenë: "Shqipëria që po ndryshon, një Shqipëri e bukur siç e ka falur Zoti".

  Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, në turin me Gratë për një Shqipëri që po ndryshon u ndal në Tepelenë në një takim me qindra zonja, nëna e të reja të këtij qyteti.   Duke ju drejtuar nënave dhe vajzave të Tepelenës, Kryetarja e Kuvendit ndër të tjera tha: "Kush më shumë se amësia mund të bashkojë? Kush më shumë kujdeset ndaj fëmijës, nga momenti që lind dhe na i venë në krahun tona si nëna, dhe pastaj çdo ditë, çdo natë, çdo orë mbi kokën e fëmijës, kur është i sëmurë, kur qan, kur qesh kur ka hall? Ndaj dhe unë gjithmonë kam besuar se ne gratë kemi një gjuhë të përbashkët.   "Unë", vijoi Kryetarja e Kuvendit, "dëgjova për shifra dhe investime të rëndësishme që janë bërë në Tepelenë, janë bërë shumë më shumë seç janë bërë vite më përpara. Shumë mirë që janë bërë. Më shumë do të bëhen. Ju them juve zonja se në mandatin e ardhshëm Tepelena do të ketë 3-fishin e këtyre investimeve, do të ketë më shumë para për të lidhur lagje të tjera me rrugë të tjera dhe për ta bërë Tepelenën ashtu siç e ka emrin të madh, për të cilën ju jeni krenarë, të gjithë shqiptarët janë krenarë, për ta bërë Tepelenën me mirëqënie më të madhe, edhe më moderne, edhe më të bukur. Më thoni! Ka ndonjë qytet sot që nuk ka ujësjellësin, ujin në shtëpi? Ka ndonjë qytet sot që nuk ka 24 orë në 24 orë energji në shtëpi? Por, energji do të thotë ekonomi. Ekonomi do të thotë investim. Investim do të thotë të ardhura. Investim do të thotë punësim. Ky është projekti ynë. Ky është projekti i mandatit të ardhshëm. Do të jetë një Shqipëri e bukur, siç e ka falur Zoti. "   Fjala e plotë e Kryetares së Kuvendit    
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›