Kryetarja e Kuvendit pret qindra nëna në mjediset e Kuvendit të Shqipërisë me rastin e 9 Majit, ditës së Nënës: "Prehri i nënës është akademia më e madhe e botës.
Në mjediset e Kryesisë së Kuvendit si asnjëherë më parë, Kryetarja e Kuvendit priti e u takua me qindra nëna, artiste të mirënjohura, këngëtare, shkrimtare e mësuese me rastin e 9 Majit, ditës ndërkombëtare të Nënës.
Në një atmosferë krejtësisht të veçantë e festive Kryetarja e Kuvendit u përcolli urimet më të mira nga zemra nënave dhe fëmijëve të tyre, miqve më të veçantë në Kuvendin e Shqipërisë.
Sot është një festë krejt ndryshe nga festat e tjera. Është festa më e bukur, është festa më e ëmbël, është festa më madhështore. Është dita e nënave tona. Gëzuar festën të dashura nëna!
Gëzuar të gjithave!
Gëzuar fëmijëve, për nënat e tyre të mrekullueshme! Prehri i nënës,- tha Kryetarja e Kuvendit, është akademia më e madhe e botës. Unë këtë e besoj plotësisht. fëmijët tanë mendojnë se ne jemi të forta, të hekurta, sepse ne nuk mërzitemi kurrë, nuk dorëzohemi kurrë.
Sepse edhe kur qajmë, edhe ku mërzitemi, edhe kur qeshim ne themi: Do të vazhdojmë përsëri. Do të vazhdojmë dhe do të vazhdojmë.
Edhe në momentet më të vështira, edhe kur qesh, edhe kur nuk qesh, edhe kur bashkëshortin e ka në emigracion, edhe kur është nënë me fëmijë, ajo është timoniere. Nuk dorëzohet kurrë. Nënat, tha Kryetarja e Kuvendit edhe pse të ndryshme nga njëra-tjetra, kanë një gjë të përbashkët, gjuhën e amësisë që lidh nënën me fëmijën.
Burrat mund të jenë të majtë dhe të djathtë, gratë janë demokrate, demokrate dhe vetëm demokrate!
Fjala e plotë e Kryetares së Kuvendit në aktivitetin e 9 Majit