E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria që qëndron mbi kutitë e mbyllura

"Në qoftë se Parlamenti ska forcë të bëjë një ligj për të hapur kutitë, atëherë ska as pse vetë Parlamenti të qëndrojë mbi kutitë e mbyllura. Në qoftë se qeveria ska kurajë të bëjë bashkë me opozitën transparencën e zgjedhjeve, duke hapur kutitë në sytë e publikut për të marrë të gjitha masat ligjore, që çdo shkelës i ligjit në këtë proces zgjedhor të çohet para drejtësisë dhe çdo përmirësim ligjor të bëhet nga parlamenti, atëherë ska as arsye që vetë qeveria të qëndrojë mbi kutitë e mbyllura. Shkurt e troç: Në qoftë se kutitë do të mbahen forcërisht të mbyllura, ne do të kërkojmë me forcë largimin e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme

Nga Edi Rama*

Kryetar i Partisë Socialiste

Sot jemi në këtë bulevard të Dëshmorëve të Kombit më të shumtë se kurrë. Sepse sot më shumë se kurrë duam të tregojmë që e duam Shqipërinë si gjithë Evropa.

Sot më shumë se kurrë duam të provojmë, se liria e votës dhe e drejta për numërimin e ndershëm të saj, janë për ne një liri dhe e drejtë që nuk blihet, nuk shitet, nuk negociohet.

Sot më shumë se kurrë duam të refuzojmë vazhdimin e historisë së zgjedhjeve pa standarde evropiane në Shqipëri, që zgjasin historinë e qeverisjeve pa standarde evropiane për Shqipërinë, që zvarrisin shqiptarët në rrugët e një jete pa standarde evropiane brenda Shqipërisë.

Kjo nuk është një luftë për pushtet, po një betejë për dinjitet.

Një betejë për drejtësi.

Një betejë për liri e të drejta njerëzore, që nuk na i jep dhuratë dhe as na i merr dot peng pushteti i radhës. Një betejë për demokraci në jetën shqiptare që duhet të ketë në qendër qytetarin jo pushtetarin.

Sot më shumë se kurrë ne kundërshtojmë që shteti i të gjithëve të jetë mjet përfitimi në duart e disave.

Sali Berisha u ankua mbrëmë nga kutia e mbyllur e parlamentit se unë po e shaj, duke shpifur për të e për njerëzit e familjes së tij.

E pavërtetë!

Kurrë smë ka shkuar ndërmend të merrem me jetën personale e me njerëzit e familjes së kujtdoqoftë, as të kundërshtarit politik. Këtë Sali Berisha e ka bërë gjithë jetën e tij si një stalinist i pandreqshëm.

E ka bërë në kohën e diktaturës komuniste, kur ka arritur deri edhe të persekutojë personalisht e të internojë një familje të pafajshme.

E ka bërë edhe më vonë e deri në ditët tona, kur është marrë me gratë, vajzat, djemtë, motrat, nipërit, mbesat, kushërinjtë e çdo kundërshtari që i ka dalë përpara, i madh apo i vogël.

E ka bërë gjithmonë duke e kthyer politikën në një teatër të shpifur sharjesh e fyerjesh pambarim.

Unë vetëm kam thënë dhe e them e do ta them përsëri, me forcën më të madhe, që interesat ekonomike e financiare të familjes së Sali Berishës, po diktojnë qeverisjen e vendit më shumë sesa interesat publike e qytetare të njerëzve të këtij vendi.

Duke thënë këtë nuk po merrem me jetën personale të kundërshtarit, po me konfliktin e përbindshëm të interesit, ku e ka futur qeverisjen e vendit njeriu që e drejton qeverinë në rrugën e interesave të familjes së tij.

Këtë konflikt interesi shkatërrimtar për vendin e tregojnë përditë e më shumë faktet, provat e dëshmitë e kapjes së shtetit e të korrupsionit që po bëhen mal, jo falë fjalëve të mia, po falë bëmave të Sali Berishës.

Nuk janë fjalët e mia, po janë këto fakte, prova e dëshmi, që e ulën botërisht Shqipërinë këtë vit në rangjet e vendeve më të korruptuara të botës, nën Ruandën e Ugandën.

Sali Berisha nuk po qeveris në respekt të Kushtetutës, të ligjit dhe të barazisë së qytetarëve të këtij vendi përpara Kushtetutës e ligjit. Sali Berisha po sundon duke shkelur Kushtetutën, duke thyer ligjin dhe duke thelluar çdo ditë pabarazinë e padrejtësinë në vend për qëllime aspak të fshehura fitimi.

Të gjithë janë dëshmitarë të degradimit të përditshëm të kësaj qeverisjeje në një aktivitet fitimprurës për Familjen në Pushtet.

Konfliktet e rënda të pronësisë që janë zhvilluar në sytë e publikut kohët e fundit, janë vetëm pjesëza të shkëputura të batërdisë që është bërë e bëhet, larg syve të publikut, në llagëmet e pushtetit familjar të Sali Berishës, me pronat e Shqipërisë e të gjithë shqiptarëve.

Lejomëni të kthehem një çast mbrapa në historinë e përzishme të kthimit e kompensimit të pronës në Shqipëri.

Dikur, në vitin e largët 1995, u përgatit një projektligj që synonte të kalontë në pronësi të banorëve tokën bujqësore që u ishte dhënë në përdorim.

Madje pak më vonë, mu në nisje të fushatës zgjedhore, presidenti i asaj kohe Saliu i Parë, përgatiti një dekret, që saktësonte sasinë e tokës që do tu jepej në pronësi njerëzve në zonat me përparësi turizmin si për shembull zona Orikumit, ku ka shpërthyer sot një konflikt që interesat e Familjes në Pushtet, e kanë mbjellë së fundmi përgjatë gjithë vijës bregdetare, nga Velipoja poshtë në Konispol, dhe rrezikon të dalë në sipërfaqe si një konflikt i madh shoqëror.

Për familjet me mbi 6 anëtarë, u ligjërua asokohe se sipërfaqja e kthyer do të ishte deri në 1500 metra katrorë.

Ky ishte Saliu i Parë, jepte gjithshka për pushtetin. Ndërsa Saliu i Dytë e do pushtetin për të marrë gjithçka.

Në një projektligj të ri, që sapo ka mbërritur në Kuvendin e zgjedhjeve të grabitura të 28 qershorit, ato 1500 metra tokë që su regjistruan kurrë në pronësi të njerëzve, janë katandisur vetëm 500 metra.

Sepse Familja në Pushtet, që deri tani ka ofruar, përmes sekserëve të saj, ndihmë për regjistrimin e tokës së ish-ndërmarrjeve bujqësore në këmbim të një pjese të pronës, mesa duket nuk është fare e kënaqur me përqindjen e derisotme të fitimit.

Kështu, me projektligjin e ri, Pushteti i Familjes kërkon të marrë një të tretën e tokës së çdo familjeje të varfër që ka 15 vjet që rropatet në ato 1500 metra, duke ëndërruar 15 vjet me rradhë dokumentin e premtuar me ligj nga Saliu, që mirë sua dha as Saliu, as Fatosi e as Iliri e as Fatosi prapë, po tani kthehet ëshë njëherë Saliu e do tua marrë për fare.

Batërdia me pronën, me pronarët e vjetër, me pronarët e rinj a me shtetin pronar qoftë, ka arritur sot një pikë ku jo vetëm se merr më vesh i pari të dytin, po ku shteti është kthyer me plot vetëdije në një makineri fallsifikimi për qëllimet e Familjes në Pushtet.

Ashtu siç është kthyer edhe arka e shtetit në xhepin e madh të Pushtetit të Familjes.

Me lekët e shqiptarëve, me taksat e tyre, Sali Berisha zhvilloi fushatën më hileqare elektorale në kurriz të këtij populli, nga tuneli i Kalimashit që u shemb prej makutërisë për para të paligjshme e pushtet të pamerituar, tek rrugët e ujësjellësat e fshatrave, që pas inaugurimit elektoral janë katandisur në gropa për fshatin e për buxhetin e shtetit.

Shteti ska lekë të paguajë vazhdimin e punimeve të filluara kudo kuturu për fushatë, ndërkohë që kompanitë e punëve publike të zhytura në borxhe, po shkurtojnë përditë vende pune duke shkuar drejt kolapsit e falimentimit.

Kjo gjendje skandaloze e buxhetit të të gjithë shqiptarëve, të cilët Sali Berisha i ka zhytur në një borxh të përbashkët që rritet çdo vit, përveç borxheve të pafundme në listat e dyqaneve, ka bërë që pushteti tu turret egërsisht biznesve të mëdha e të vogla me gjoba e me rritje të papërballueshme detyrimesh.

Sipërmarrësit shqiptarë, të mëdhenj e të vegjël, ata që nuk ajnë në oborrin e familjes në pushtet, po futen përditë në tunelin e kr

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›