E Shtunë, 31 Tetor 2026

MSH: Janë marrë masa për protestën e PS-së

Ministria e Shëndetësisë ka marrë të gjitha masat për kujdesin ndaj protestuesve si dhe kundërshton të gjitha akuzat për përhapjen dhe mundësinë e qarkullimit të virusit A/H1N1. Kështu ka deklaruar Pëllumb Pipero, Drejtori i Politikave pranë Ministrisë së Shëndetësisë. Pranë protestuesve vazhdoi Pipero do të vendosen ambulancat për të evituar çdo problem të mundshëm shëndetësor.
Kjo masë është marrë për parandalimin e problemeve të ndryshme shëndetësore që mund të lindin në protestën 3 ditore të opozitës. Protetsa pritet të filloj në orën 16 në sheshin "Skënderbej" ku do të kërkohet hapja e kutive.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›