E Diel, 1 Nëntor 2026

Save the children “Me shumë të drejta për fëmijët”



Aktiviteti me karakter edukativ dhe argëtues për të drejtat, iniciuar dhe organizuar nga vetë fëmijët me mbështetjen e “Qendrës për fëmijët që punojnë dhe jetojnë në rrugë”, ku interpretuesit ishin vetë fëmijët, të cilët kënduan, kërcyen dhe realizuan një sërë interpretimesh të tjera. Këto aktivitete kanë si qëllim të ngrenë disa çështje që janë thelbësore dhe të ndërgjegjësojnë publikun për çështjet që lidhen me të drejtat e fëmijëve për mbijetesë, zhvillim, mbrojtje dhe pjesëmarrje.

Çdo ditë, me qindra fëmijë dalin në rrugë për të shitur cigare, çanta, lajnë xhamat e makinave, punojnë në kompanitë e ndërtimit, kujdesen për motrat dhe vëllezërit më të vegjël dhe kontribuojnë për ekonominë e familjes. Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve, qendra “Save the Children” në Shqipëri, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës organizuan në ambientet e cirkut në kryeqytet një aktivitet për fëmijët e rrugës. Pjesëmarrës ishin fëmijët e rrugës, ku pjesa më e madhe e tyre i përkasin komunitetit rom si dhe të ftuar ishin fëmijët e shkollave 9-vjeçare “Bajram Curri”, “Gjon Buzuku” dhe “Jeronim de Rada”. Aktiviteti me karakter edukativ dhe argëtues për të drejtat, iniciuar dhe organizuar nga vetë fëmijët me mbështetjen e “Qendrës për fëmijët që punojnë dhe jetojnë në rrugë”, ku interpretuesit ishin vetë fëmijët, të cilët kënduan, kërcyen dhe realizuan një sërë interpretimesh të tjera. Këto aktivitete kanë si qëllim të ngrenë disa çështje që janë thelbësore dhe të ndërgjegjësojnë publikun për çështjet që lidhen me të drejtat e fëmijëve për mbijetesë, zhvillim, mbrojtje dhe pjesëmarrje. “Në ditën e tyre fëmijët “lobojnë” për përmirësimin e politikave dhe praktikave për respektimin, zbatimin, mbrojtjen dhe kujdesin ndaj fëmijëve”, - thotë Eda Hoxha, zëdhënësja për mediat e qendrës “Save the Children”. Po ashtu, kërkohet më shumë vëmendje nga autoritetet përkatëse, institucionet e shërbimeve sociale dhe shëndetësore. Gjithashtu, ata u drejtohen OJF-ve dhe donatorëve për problemet dhe nevojat e fëmijëve me aftësi të kufizuara, për një angazhim dhe ndërmarrje më konkrete për të ndihmuar fëmijët. Një tjetër fenomen mjaft shqetësues që po përhapet gjithmonë e më shumë, është ai i shfrytëzimit të fëmijëve në rrugë. Pjesëmarrës kanë qenë në aktivitet gjithashtu prindërit dhe mësuesit. Duke folur për të drejtat, sipas një raporti të kryer nga UNICEF në bashkëpunim me “Save the Children” në Shqipëri, 44% e fëmijëve romë në Tiranë nuk shkojnë në shkollë (613 prej tyre nga 1394 fëmijë romë që jetojnë në Tiranë). Që nga muajt shkurt-shtator 2009, janë identifikuar 275 fëmijë të rrugës, ku 55% e tyre i përkasin komunitetit rom. Në qendrën ditore për fëmijët e rrugës zhvillohen aktivitete të ndryshme dhe studime. Disa adoleshentë kanë arritur të frekuentojnë kurse trajnimi për video-kamerë, të tjerë të frekuentojnë aktivitete muzikore, sportive, kërcime break dance. Po ashtu, disa fëmijë të tjerë ushtrohen në punimet e artit dhe në pikturë. Me rastin e 20-vjetorit të Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijës, janë organizuar një sërë aktivitetesh argëtuese dhe edukative për fëmijët në Shqipëri.

Fjalë boshe në vend të të drejtave? - Konventa e OKB-së për fëmijët

20 vjet më parë u miratua Konventa për të Drejtat e Fëmijëve, e cila është nënshkruar nga 193 shtete, duke e kthyer në konventën me popullaritetin më të madh të OKB-së

DW

Konventa e OKB-së për fëmijët është një vepër shembullore dhe suksesi më i madh i organizatës. 193 shtete e kanë nënshkruar konventën, e cila hyri në fuqi në një kohë rekord, pas miratimit nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në nëntor 1989. Për sa i përket suksesit konkret të Konventës për të Drejtat e Fëmijëve, juristi zviceran Jean Zermatten është disi i rezervuar. Zermatten është anëtar i Komitetit të OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve, i përbërë nga 18 anëtarë. Ky komitet verifikon rregullisht zbatimin e konventës në vende të ndryshme.

Shpeshherë vërehet një dallim shumë i madh mes objektivave të marra dhe realitetit, vëren Jean Zermatten: “Në shumë vende të gjithë i duan fëmijët mbi çdo gjë tjetër, por jo patjetër fëmijëve u jepet prioritet. Kundrejt fëmijëve kushdo tregohet mjaft dashamirës, por të drejtat e fëmijëve nuk vlerësohen me ndonjë seriozitet të veçantë. Rëndom njerëzit janë miqësorë, dashamirës dhe të dashur me fëmijët, por e kanë të vështirë që t' i konsiderojnë fëmijët si bartës të të drejtave të tyre. Mendimi se shtetet kanë një sërë detyrimesh ndaj fëmijëve nuk është shumë i përhapur”.

54 pikat e konventës gërshetojnë për të parën herë në një marrëveshje ndërkombëtare me karakter detyrues të drejtat civile politike, kulturore, ekonomike dhe sociale të fëmijëve. Me konventën për të drejtat e fëmijëve të gjithë banorët nën 18-vjeçarë të botës morën të drejta të garantuara për mbijetesë, zhvillim, mbrojtje dhe pjesëmarrje.

Të gjithë njerëzit janë të barabartë dhe kanë të njëjtat të liri dhe të drejta. Kështu thuhet në Deklaratën e Përgjithshme të të Drejtave të Njeriut të vitit 1948. Barazia e të gjithë njerëzve vlen shprehimisht sipas deklaratës "pa dallim p.sh. race, ngjyre lëkure, gjinie, gjuhe, besimi, botëkuptimi politik a tjetër, prejardhjeje kombëtare apo sociale, pasurie, lindjeje apo tjetër". Megjithatë, autorët e deklaratës së të drejtave të njeriut nuk menduan atëherë për një veçori dalluese, për moshën. 20 vjet më parë, në nëntor 1989, Deklarata e Përgjithshme u përmirësua për të gjithë njerëzit nën 18 vjeç dhe këta përbëjnë jo pak, por mbi një të tretën e popullsisë së Tokës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›