Hidhet ne ere shtylla e tensionit te larte

Një shpërthim i fuqishëm hodhi në erë një shtyllë të tensionit të lartë në zonën e Fushë–Krujës. (UPDATE)
Ngjarja ndodhi rreth orës 19.30 në fshatin Budullë dhe sipas hetimeve paraprake shkatërrimi i shtyllës 220 kw është kryer me dinamit.
Dëshmitarët thanë se shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa u dëgjua deri në Mamurras e Vorë. Sipas dëshmive të banorëve u dëgjuan dy shpërthime të njëpasnjëshme në një hark kohor prej 5 minutash.
Pas shpërthimit, banorët e zonës në afërsi të aeroportit të Rinasit mbeten pa furnizim me energji elektrike.
Deri tani policia nuk është në gjendje të japë një pistë të saktë dhe arsyet që kanë cuar autorët drejt një veprimi të tillë.