Presidenti Topi uron z. Ivo Josipoviç me rastin e zgjedhjes në postin e lartë të Presidentit të Kroacisë.

19 janar 2009
Presidenti Topi I ka dërguar një mesazh urimi Presidentit të zgjedhur të Kroacisë, z. Ivo Josipoviç në të cilin shkruan:
“I nderuar Zoti President i zgjedhur,
Kam kënaqësinë e veçantë që, me rastin e zgjedhjes suaj si President i Republikës së Kroacisë, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’ju dërgoj urimet më të mira dhe më të përzemërta për suksesin tuaj në këtë post të lartë!
Shpreh besimin tim se marrëdhëniet e shkëlqyera të miqësisë dhe bashkëpunimit që ekzistojnë midis dy vendeve tona, gjatë Presidencës Suaj do të thellohen e forcohen, në dobi të dy popujve tanë miq.
Sfidat e përbashkëta të bashkëpunimit rajonal dhe të integrimit euroatlantik do të ndihmojnë intensifikimin e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Kroacisë, në zhvillimet shumëpalëshe për një rajon të qetë, të stabilizuar e të begatë.
Duke ju uruar edhe një herë suksese në punën tuaj dhe duke shprehur dëshirën time për një takim të afërt me ju, lutem pranoni, i nderuar Zoti President i zgjedhur, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!”