E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR KALIMIN NЁ PRONЁSI, PA SHPЁRBLIM, TЁ NJЁ PRONE, MISIONIT TЁ BAMIRЁSISЁ “MOTRAT E NЁNЁ TEREZЁS”

V E N D I M

PëR

KALIMIN NЁ PRONЁSI, PA SHPЁRBLIM, TЁ NJЁ PRONE, MISIONIT TЁ BAMIRЁSISЁ “MOTRAT E NЁNЁ TEREZЁS”


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 4, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Reformat dhe Marrëdhëniet me Kuvendin, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Kalimin në pronësi, pa shpërblim, misionit të bamirësisë “Motrat e Nënë Terezës”, të pronës, truall, me sipërfaqe 2 000 (dy mijë) m2, të ndodhur në rrugën “Irfan Tomini”, Tiranë, sipas planvendosjes, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Kalimi i pronësisë të bëhet për misionin e bamirësisë “Motrat e Nënë Terezës”, sipas dispozitave të Kodit Civil.

3. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


24/02/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›