Presidenti Topi vazhdon të marrë mesazhe urimi për zgjedhjen në detyrën e Kryetarit të Shtetit.
26 korrik 2007
Presidenti i Republikës, Bamir Topi vazhdon të marrë mesazhe urimi për zgjedhjen në detyrën e Kryetarit të Shtetit.
Nikolas Sarkozi
President i Francës
“Më lejoni t’Ju dërgoj përgëzimet e mia më të sinqerta me rastin e zgjedhjes Suaj nga Parlamenti në Presidencën e Republikës së Shqipërisë.
Ju përcjell gjithë urimet e mia për suksesin e plotë të misionit Tuaj të lartë. Uroj veçanërisht që nën autoritetin Tuaj, Shqipëria të përparojë në rrugën e afrimit të saj evropian, duke ndjekur reformat në të cilat është e angazhuar. Ju mund të keni besim në mbështetjen e Francës për kryerjen me sukses të kësaj detyre.” – thuhet në mesazhin e Presidentit Sarkozi.
* * *
Ahmet Nekdet Sezer
President i Turqisë
“Me rastin e zgjedhjes Suaj në detyrën e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, në emër të popullit turk dhe në emrin tim personal Ju uroj duke shprehur ndjenjat më të sinqerta.
Kam bindjen se miqësia tradicionale midis vendeve tona dhe bashkëpunimi ynë, i cili është i rëndësishëm edhe për ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit në Ballkan, gjatë Presidencës Suaj falë përpjekjeve Tuaja të vyera do të zhvillohen më tej në dobi të popujve tanë dhe duke kontribuar për bashkëpunimin në rajonin tonë.” – thuhet në mesazhin e Presidentit Sezer.
* * *
Vaslav Klaus
President i Republikës Çeke
“Dëshiroj t’Ju uroj Ju personalisht dhe në emër të qytetarëve të Republikës çeke për zgjedhjen si President i Republikës së Shqipërisë. Jam i bindur që marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Republikës çeke do të vazhdojnë të zhvillohen me sukses dhe unë me shumë dëshirë do të kërkoj mundësitë e mëtejshme për fuqizimin e tyre së bashku me Ju. Besoj, i dashur President se Ju do të mundeni të kontribuoni drejt gjetjes së zgjidhjes efektshme të çështjeve të cilat kanë të bëjnë me qëndrueshmërinë e rajonit të e Evropës Juglindore dhe që lidhen gjithashtu me perspektivën e përfshirjes së vendit tuaj me të drejta të plota në procesin e integrimit evropian dhe në bashkëpunimin transatlantik.” – thuhet në mesazhin e Presidentit çek.
* * *
Roh Moo-Hyun
Presidenti Republikës së Koresë
“Në emër të qeverisë dhe të popullit të Republikës së Koresë dëshiroj t’Ju përcjell përgëzimet e mia më të ngrohta për zgjedhjen tuaj si President i Republikës së Shqipërisë.
Jam i bindur që nën udhëheqjen tuaj të nderuar Republika e Shqipërisë do të arrijë begati më të madhe dhe do të kërkojë me dëshirë fuqizimin e bashkëpunimit me të mira të përbashkëta që ekziston mes dy vendeve tona.” – thuhet në mesazhin e Presidentit korean.