E Diel, 1 Nëntor 2026

Tjetër skandal i trupave amerikane në Afganistan

LOS ANXHELOS- Trupat amerikane të stacionuara në Afganistan janë përfshirë sërish në një tjetër skandal. Los Angelos Times ka publikuar disa fotografi të cilat tregojnë pjesë të trupave të vrarë të kryengritësve afganë, me të cilët kanë pozuar ushtarët amerikanë. Fotografitë janë bërë nga Divizioni 82 Airborn.

Fotografitë janë shpërndarë nga një ushtarë i Divizionit ne fjalë, i cili i ka dërguar Los Angelos Times rreth 18 fotografi.

Duke mbetur anonim, ushtari është shprehur për Times se ai donte ti nxirrte fotografitë për të denoncuar udhëheqjen dhe disiplinën e dobët me të cilën ai është ndeshur në Afganistan.

Ndërkohë, zyrtarë të ushtrisë amerikane kanë nisur një hetim penal dhe kanë premtuar se do të “marrin masat e duhura”. Nga fotografitë shumica e trupave amerikane që janë përfshirë në këtë skandal janë zbuluar.

Afganistan

Ndërkaq, Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Leon Paneta dënoi publikimin e fotografive.

Paneta, që gjendet në Bruksel për një takim të NATO-s, tha përmes një zëdhënësi, se fotografitë e publikuara në Los Angeles Times nuk reflektojnë vlerat e ushtarëve amerikanë që po luftojnë në Afganistan.

Publikimi i fotografive është i fundit në serinë e skandaleve në marrëdhëniet SHBA-së dhe Afganistanit. Fotografi pak a shumë të ngjashme janë publikuar edhe vitin e kaluar, por atëherë me trupa të civilëve afganë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›