Berisha: Akuzat mafioze nuk ndalin koncesionet e HEC-ve

Berisha vlerësoi punën e bërë gjer më tani nga Agjencia e Prokurimeve Publike, teksa premtoi se do të ketë arritje të tjera në këtë drejtim.
“Ne ishim vendi i parë në Planet që kaluam 100% prokurimet elektronike. Ne jemi vendi i parë që kalojmë koncesionet në mënyrë elektronike. Ky vendim bën të mundur futjen e rrezes së diellit në çdo qelisë. Ky sukses është kulmor në fushën e energjetikës. Autoritetet përgjegjëse përkatëse, Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës, gjatë këtyre viteve ka firmosur në sektorin privat kontrata për ndërtimin e 320 hidrocentraleve, në qindra burime ujore të cilat rrjedhin në det të pa shfrytëzuara. Ky ligj bëri të mundur ndezjen e një gare të paprecedentë në një kohë të shkurtër”, theksoi kryeministri.
Duke iu përgjigjur akuzave mbi dhënien e lejeve për hidrocentralet, Berisha tha se përpjekjet për të baltosur këtë proces përfunduan që të gjitha aty ku e kanë vendin shpifjet dhe trillimet. “Përpjekje të stilit dhe tipit më mafioz për të bërë presione mbi fituesit e këtyre koncesioneve, duke përbaltur një proces të ndershëm. Ishin shprehje e interesave të pandershme të grupeve dhe interesave të caktuara, të akuzave që u faktuan pa përjashtim se ishin të pabaza dhe të pavërteta. Natyrisht, pasi doli se ato ishin tërësisht trillime, nga sirtarët u nxor qëndrimi i ri, i cili ishte anulimi i tyre. Me këto praktika, ata që ngrihen kundër zhvillimit të vendit nuk mund të vijnë ndonjëherë në pushtet”, shtoi ai.
Kreu i qeverisë u shpreh se mbi këto kontrata në fushën e energjetikës janë firmosur rreth 3 miliardë investime dhe minimumi 100 mijë vende pune. Këto hidrocentrale po ndërtohen nga jugu gjer në alpe. “Tani bëhet hapi i dytë i madh, ku kalohet në procedurë tërësore elektronike. Në faqen e Prokurimeve Publike do të mund të lexohen nga cilido të gjitha ofertat dhe fituesit, dhe kushtet në të cilat kanë fituar. Kjo përbën një hap shumë të madh në përpjekjen tonë për të konsoliduar në këtë vend partneritetin për një qeveri të hapur, nismë kjo e dy viteve më parë nga Presidenti Barak Obama dhe Presidentja e Brazilit, Ruself, por që Shqipëria ka siguruar vendin e tretë në botë sipas Universitetit të Kembrixhit”, u shpreh. /S.Ll/Start/
2012-04-18 11:30