Dënuan Dishon, gjyqtarët kthehen në kufi; reagon PDIU-ja

Kryetarja e Gjykatës së Apelit në Korçp, Entela Prifti, nuk është lejuar të kalojë kufirin në drejtim të Greqisë. Rasti është përsëritur edhe me gjyqtaren tjetër Brunilda Mano, të cilët është dhënë një fletë dygjuhëshe nga autoritetet greke, ku shpjegohen arsyet e mos lejimit të kalimit në drejtim të Greqisë.
Rasti i tretë u regjistrua dy ditë më parë, ku gjyqtarja Afërdita Maho, është kthyer nga policia greke, teksa po tentonte të shkonte në drejtim të Greqisë së bashku me familjen e saj.
Ajo është konsideruar si person me rrezikshmëri të lartë për shtetin helen. Por gjyqtarja tjetër në procesin e dhunimit të varreve, Stavri Kallço, nuk është penalizuar nga policia greke e kufirit, pasi ajo ka kërkuar gjatë procesit pafajësi për Naum Dishon.
Për rastin reagoi sot edhe Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, duke shprehur indinjatën e thellë të veprimeve të fundit në kufi. “PDIU shpreh indinjatën për sjelljen e fundit të organeve shtetërore greke që sapo kanë kthyer në kufi gjyqtarët dhe prokurorët e Korçës duke ndërmarrë kështu një hakmarrje të ulët ndaj zyrtarëve të drejtësisë shqiptare që në mënyrë të ligjshme dënuan shkelësin e ligjit, shqiptari bukëshkalë tashmë të arratisur Naum Disho. Ky aleancim me shkelësin e ligjit në arrati z. Disho dhe nëpërkëmbje e përfaqësuesit të organeve të ligjit bie ndesh jo vetëm me parimet e promovuara nga Bashkimi Evropian por edhe me parimet bazë të funksionimit të një shteti mesatar të lirë e demokratik”, thuhet në reagim.
PDIU shton se veprime të tilla flasin për një agjendë të qartë shoviniste që po përvijohet në nivele shtetërore greke që vë në pikëpyetje jo vetëm fqinjësinë e mirë në rajon por edhe nivelin e modernitetit të këtij shteti. Kjo parti kërkon nga Ministria e Jashtme që të kërkojë sqarime për akte të tilla. “Ne bëjmë thirrje që i arratisuri Disho të ekstradohet për t’u ballafaquar me dënimin e ligjshëm që ka marrë përndryshe do të bëjmë presion që shteti shqiptar të rishikojë marrëdhëniet bilaterale në fushën e rendit, drejtësisë dhe sigurisë me Greqinë duke iu përmbajtur kryekëput parimit të reciprocitetit. Ne jemi të bindur që në këtë aspekt është Greqia ajo që humbet dhe po ashtu skemi fije dyshimi që nëse ky shtet vijon me këtë sjellje arrogante, ai ka për të humbur respektin dhe influencën jo vetëm mes trojeve shqiptare por në mbarë rajonin”, thuhet më tej. /Start/
2012-04-18 12:59