Presidenti Topi viziton Luftanijen amerikane “USS Nitze” të ankoruar në Durrës.

27 mars 2009
Sot pasdite, Presidenti i Republikës dhe njëkohësisht Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Prof. Dr. Bamir Topi, i shoqëruar nga Ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa, Kryetari i Komisionit Parlamentar për Sigurinë Leonard Demi, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Brigade Maksim Malaj, Zëvendës Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Brigade Zyber Dushku si dhe drejtues e ushtarakë të lartë shqiptarë u prit nga Zëvendësambasadori i SHBA-së në Tiranë, Stiven Kristina dhe kreu një vizitë duke inspektuar nga afër Luftanijen amerikane “USS Nitze” të ankoruar në Portin e Durrësit.
Fillimisht, Presidenti Topi, vizitoi Distriktin Detar të Durrësit, ku u prit me truproje nderi. Pas inspektimit të luftanijes “USS Nitze”, Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë bisedoi me drejtuesit e luftanijes, ku u informua nga Komandanti Long lidhur me ecurinë e shkëmbimit të përvojave në fushën detare luftarake, me manovrat e ndryshme me anijet luftarake, operacionet për çminimin dhe shkatërrimin e minave detare, operacionet me helikopter etj.
Gjithashtu, Kreu i shtetit vlerësoi ndihmën e dhënë nga aleatët amerikanë ndaj Shqipërisë në fushën e logjistikës, teknologjisë informative, armë-kontrollit, etj, si dhe shprehu bindjen se bashkëpunime të kësaj natyre duhet të shtohen dhe të konsolidohen më shumë në të ardhmen.
Kreu i shtetit theksoi me këtë rast se ky proces është tregues i qartë i bashkëpunimit të rëndësishëm që i ofrohet Shqipërisë nga vende me liri e demokraci të konsoliduar, dhe shprehu vlerësimin e mirënjohjen për ndihmën e madhe dhe të vazhdueshme që aleati ynë më i madh dhe partneri më i rëndësishëm strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i jepin vendit tonë dhe forcave të armatosura shqiptare për përmbushjen e ëndrrës integruese në Aleancën politiko-ushtarake të Atlantikut të Veriut.