Presidenti Topi viziton ekspozitën “Nën trysni” të artistit Sadik Spahija

16 janar 2012
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi vizitoi sot paradite ekspozitën “Nën trysni” të artistit dhe njëkohësisht Dekanit të Fakultetit të Arteve Pamore, Sadik Spahija, të hapur në Galerinë “FAP” pranë Universitetit të Arteve.
I shoqëruar nga anëtarë të Kabinetit si dhe drejtues të Universitetit të Arteve, Kreu i Shtetit, pasi vizitoi ekspozitën e konceptuar në një formë laboratori të braktisur e të frikshëm që evokon periudhën famëkeqe të regjimit komunist në Shqipëri, e përgëzoi autorin Sadik Spahija për realizimin mjaft të gjetur të idesë së tij artistike.
Presidenti Topi, duke shprehur mbështetjen personale dhe institucionale, vuri në dukje se “kjo ekspozitë nuk është thjesht një reflektim mbi të kaluarën e errët të diktaturës komuniste, – periudhë, të cilën gjithsekush e ka përjetuar me mënyrën e vet, – por edhe një apel për të tashmen, në mënyrë që eksperimentet e dështuara të së kaluarës të mos përsëriten më”.