Presidenti Topi viziton komunën e suksesit bujqësor

Plantacione agrumesh ne Xarre
Në momentet kur Berisha fliste nga Sheratoni për arrat e shegët, presidenti Bamir Topi ishte në komunën e suksesit ekonomik, në Xarrë të Sarandës. Socialistët e kanë përmendur disa herë Xarrën së fundmi gjatë prezantimit të programit ekonomik, si një model suksesi, që duhet marrë si shembull për të rimëkëmbur bujqësinë e shkatërruar nga qeverisja aktuale. Xarra ka rreth 160 ferma dhe 200 hektarë të mbjellura me agrume. Në sezone aty vijnë punëtorë nga zonat e tjera.
Në takimin që ka zhvilluar Topi në këtë komunë, shoqërohej nga nënprefekti i Sarandës, Gjergji Mano. Presidenti është mikpritur nga kryetari i Komunës, Dhimo Kote.Është kënaqësi të shohësh impenjimin për kultivimin e prodhimit tradicional vendas. Bashkëpunimi e shkëmbimi i eksperiencës i shërbejnë rritjes së standardit të jetesës, tha Topi.