Presidenti Topi viziton maternitetin "Koço Gliozheni"
TIRANË- Presidenti i Republikës, Bamir Topi dhe Zonja e Parë, Teuta Topi vizituan sot paradite fëmijët e porsalindur pas mesnate dhe nënat e tyre në Spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik "Koço Gliozheni", duke u uruar atyre Vitin e Ri 2011.
Kreu i Shtetit dhe Zonja e Parë, të shoqëruar nga Drejtorja e Maternitetit, Rubena Moisiu, vizituan nënën dhe fëmijën e lindur në ditën e parë të vitit, një djalë i quajtur Enes.
Më pas, ata vizituan Repartin e Terapisë Intensive, ku u takuan me personelin mjekësor të Spitalit, të cilit i shprehu vlerësimin për përkushtimin për të porsalindurit.
Kreu i Shtetit përcolli dhe një urim tjetër para mediave të pranishme, për një vit të mbarë e të begatë për gjithë shqiptarët.
"Nga ky institucion, në këto orë të para të Vitit të Ri dëshiroj edhe njëherë të përshëndes të gjithë shqiptarët, t’ju uroj një Vit të Ri të lumtur, me shëndet, harmoni, paqe dhe begati", tha z. Topi.
Me këtë rast Presidenti përshëndeti gjithë personelin mjekësor, kudo ku ai ka shërbyer gjatë natës së kaluar, si dhe Forcat e Ruajtjes së Rendit e ato të Ushtrisë për të garantuar një festë të qetë e të gëzuar.
(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera VIDEO: Topi uron për një vit të mbarë nga materniteti Koco Glozheni