Presidenti Topi viziton qytetin e Përmetit.

5 shkurt 2009
Presidenti i Republikës, Bamir Topi zhvilloi sot një vizitë pune në qytetin e Përmetit.
Kryetari i Shtetit u prit në sheshin “Abdyl Frashëri” nga Prefekti i Qarkut të Gjirokastrës, Spiro Ksera, zëvendësprefekti Ilir Ibrahimi, Kryetari i Bashkisë, Edmond Komnino, deputetë të zonës Flamur Hoxha dhe Diana Çuli, të tjerë përfaqësues të pushtetit vendor, këshillit bashkiak, të OSBE-së, ambasadës italiane, si dhe përfaqësues të biznesit vendas. I shoqëruar prej tyre, si dhe nga anëtarë të kabinetit të tij, u ndal të përshëndetej me banorë të shumtë të Përmetit, të cilët kishin dalë në qendër të qytetit për pritur Kryetarin e Shtetit.
Më tej Presidenti Topi zhvilloi një takim të shkurtër me Kryetarin e Bashkisë, z. Komnino dhe në vijim me anëtarë të Këshillit Bashkiak, kryetarë të komunave përreth, intelektualë dhe biznesmenë.Gjatë këtij takimi të zgjedhurit vendorë dhe banorët ndanë me Presidentin dhe hodhën ide mbi projekte të ndryshme, të cilat do të ndihmonin zhvillimin ekonomik vendor duke kërkuar mbështetjen institucionale të Kryetarit të Shtetit.
Në përfundim të vizitës së tij në qytetin e Përmetit, Presidenti Topi u ndal dhe në Kantinën e Verës “Ladi”, ku u njoh me mjediset dhe teknologjinë bashkëkohore të përdorur në këtë kantinë për prodhimet tradicionale vendase si verë, raki, uthull, etj.
Pyetjes së gazetarit të Top-Channel, Endri Xhafo se sa të afta janë produktet shqiptare për të konkuruar në tregun e përbashkët europian, Presidenti Topi iu përgjigj:
“Po më bëni një pyetje për të cilën mund të përgjigjem jo thjesht politikisht, por edhe profesionalisht, sepse në bekgraundin tim jam marrë gjatë me këtë punë. Mund t’ju them që edhe sot që po diskutojmë mjaft nga prodhimet shqiptare kanë çarë tregjet botërore. Mund të marrë në konsideratë djathin e bardhë, djathin fetë, por edhe produkte të tjera, pa marrë në konsideratë prodhimet e detit. Sigurisht që ka një problem që nuk lidhet me cilësinë e prodhimeve tona për të cilat ju siguroj që janë prodhime shumë cilësore, sepse janë pa ndotje pesticidesh, janë në një terren të pastër. Fatmirësisht ne sot përdorim pak pesticide. Fatmirësisht nën këtë këndvështrim ne nuk kemi industri të rëndë, nuk kemi ndotje në zinxhirin ushqimor, por nga ana tjetër kërkohet që të ketë një vëmendje për rritjen e cilësisë, të kontrollit, të sigurisë ushqimore, që do të thotë më shumë laboratorë. Natyrisht do të ketë edhe një qendër reference sipas ligjit është e përcaktuar, por duhet të ketë dhe laboratorë rajonalë. Janë laboratorët rajonalë, por duhet të ketë dhe laboratorë të autokontrollit, që do të thotë se këtu në këtë kantinë ku jemi, jo pa qëllim unë bëra një pyetje “a e kontrolloni vetë?”, pra sipas ligjit dhe sipas standardeve të Komunitetit Europian të gjithë aktivitetet prodhuese, që merren me prodhimin e verës dhe të produkteve të tjera duhet të kenë funksionimin e autokontrollit. Unë besoj që me të marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian do të shtohen kërkesat padyshim, ç’ka do të thotë që prodhuesit duhet të shkojnë në dy linja; në linjën e rritjes së prodhimit, por edhe të rritjes së cilësisë. Vetëm atëherë ne do të çajmë tregjet, por ju siguroj edhe një herë për atë që thashë edhe në fillim, që cilësia e prodhimeve tona është jo thjesht nga cilësia organoleptike, por edhe nga vlerat e tjera ushqimore është nga më të mirat e rajonit”.