Kreu i shtetit shqiptar takohet me Presidentin e Qipros, Demetris Hristofias.

17 nëntor 2008
Nikozia, Qipro
Presidenti i Republikës, Bamir Topi në kuadër të vizitës së tij në Qipro ku po merr pjesë në punimet e takimit ndërkombëtar "Qytetërimi i paqes; besime dhe kultura në dialog" zhvilloi sot një takim të veçantë me Presidentin qipriot, Dimitris Hristofias.
Pasi shprehu mirënjohjen për mikpritjen dhe kënaqësinë për takimin, Presidenti Topi vlerësoi pozitivisht marrëdhnëniet politike mes Shqipërisë dhe Qipros si lidhje mes dy popujsh miq. Kreu i shtetit shqiptar vuri gjithashtu në dukje rëndësinë e vizitave të tilla të nivelit të lartë si mundësi për shkëmbimin e mendimeve dhe ideve në funksion të zgjerimit të mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve.
Presidenti Topi bëri një përshkrim të shkurtër të reformave të ndërmarra në vend si ajo kushtetuese, gjyqësore dhe zgjedhore si faktorë të rëndësishëm për nxitjen e proceseve integruese të Shqipërisë dhe falenderoi homologun e tij qipriot për ratifikimin e Marrëveshjes së Asociim-Stabilizimit në maj 2008 nga ana e parlamentit qipriot.
Nga ana e tij, Presidenti Hristofias pasi i uroi homologut të tij shqiptar mirëseardhjen, vlerësoi marrëdhniet mes dy vendeve tona duke u shprehur se rritja e marrëdhënieve ekonomike-tregtare si dhe shkëmbimet në fusha të ndryshme si ajo e transportit, bujqësisë, ushqimit, e kulturës dhe shkencës, etj, do t’i shërbenin zgjerimit dhe thellimit të tyre të mëtejshëm.
Z. Hristofias vuri në pah rëndësinë e shkëmbimit të vizitave të nivelit të lartë duke e siguruar Presidentin Topi se Qiproja është e gatshme dhe ka vullnetin e duhur politik për të ofruar e ndarë me Shqipërinë gjithë përvojën e saj integruese në rrugëtimin e vendit tonë drejt familjes së madhe europiane.
Të dy Presidentët ndanë të njëjtin mendim edhe përsa i përket situatës dhe të ardhmes së Ballkanit, i cili është projektuar i tëri drejt fuqizimit të bashkëpunimit ekonomik, rritjes së dialogut politik dhe integrimit në familjen e madhe europiane.
Presidenti Topi e ftoi homologun e tij qipriot për një vizitë zyrtare në Shqipëri dhe z. Hristofias e pranoi këtë ftesë me kënaqësi duke premtuar se kjo vizitë do të realizohet në një kohë të volitshme.
***
Në përfundim të ditës së sotme, Presidenti Topi u takua edhe me Kryetarin e Parlamentit të Republikës së Qipros, zotin Marios Karojan.
Kreu i shtetit shqiptar, pasi e falenderoi për ratifikimin e Marrëveshjes së Asociim-Stabilizimit nga ana e parlamentit qipriot, vuri në pah rëndësinë e rritjes së shkëmbimeve të gjithanshme politike, ekonomike dhe tregtare në të mirë të dy vendeve dhe popujve tanë.
Kryetari i Parlamentit qipriot, Z. Karojan vlerësoi arritjet e Shqipërisë në drejtim të reformave kryesore si ajo në ekonomi, drejtësi dhe zgjedhore duke vënë në pah përparimin e shënuar nga vendi ynë në rrugën e tij integruese dhe theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit parlamentar në zgjerimin dhe thellimin e marrëdhënieve dypalëshe.