Presidenti Topi zhvillon një vizitë pune në Komunën e Temalit të Qarkut të Shkodrës

15 shkurt 2012
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi zhvilloi sot paradite një vizitë pune në një nga zonat e prekura në vend nga moti i keq i ditëve të fundit, në Komunën e Temalit, ku u prit nga Kryetari i saj, Mark Zhuri, përfaqësues të pushtetit vendor si dhe banorë të fshatrave përqark.
Kryetari i Shtetit, gjatë takimit me Kryetarin e Komunës u interesua nga afër për situatën aktuale kritike të të gjithë kësaj zone, për situatën e vështirë të banorëve të prekur nga fatkeqësia natyrore, si dhe për masat e marra për përballimin e kushteve të rënduara të motit. Gjithashtu, Presidenti Topi ndoqi me vëmendje e vlerësim të veçantë punën e të gjithë përfaqësuesve të njësive vendore, si dhe ndihmesën e pakursyer të ushtrisë e policisë, të stafeve mjekësore e forcave të tjera të njësive të ndihmave emergjente duke shprehur mbështetje e përkrahje të plotë institucionale, si dhe solidaritet njerëzor, në kapërcimin sa më shpejt të situatës së përkeqësuar të kushteve atmosferike. Në këtë kuadër Presidenti Topi kërkoi të ndihmohet e të evakuohet një familje e izoluar në fshatin Vilë të Komunës Temal, anëtarët e së cilës kishin probleme shëndetësore.
Kreu i Shtetit, gjatë kësaj vizite pune në Komunën Temal u shpreh: “I nderuar zoti Kryetar!
Të nderuar përfaqësues të Komunës së Temalit!
Erdha këtu për të parë nga afër situatën në Komunën tuaj, për të marrë informacion edhe për të gjitha fshatrat e Komunës suaj, që janë dhjetë fshatra. Janë pjesë e zonës së Dukagjinit dhe Shllakut, një zonë e prekur nga reshjet e jashtëzakonshme të dëborës që kanë përfshirë një pjesë të madhe të territorit, qoftë në veri, në lindje dhe juglindje të Shqipërisë! Erdha të jap një mesazh inkurajimi, solidariteti me ju në emër të institucioneve të Shtetit shqiptar, si dhe për të inkurajuar të gjitha strukturat që në këto momente të vështira të krijuara nga kushtet e motit, të gjejnë bashkëpunimin, qoftë në nivel qendror, por edhe në nivel vendor. Të gjithë përfaqësuesit e forcave të ndryshme politike që përbëjnë këshillat e komunave e të bashkive, kudo ku ka probleme të kësaj natyre dhe për të qenë së bashku të gjithë pa asnjë lloj ndarjeje, pozicionimi politik, motivimi politik, por për të sinkronizuar të gjithë fuqinë tonë, të gjithë motivimin tonë për të dalë nga kjo situatë. Unë do të doja këtu të vlerësoja punën e të gjithë përfaqësuesve vendorë! Të vlerësoja punën e strukturave të shtetit, forcat e ushtrisë, të policisë, por edhe ato të shërbimit shëndetësor, të cilat kanë rritur pamasë nivelin e punës së tyre për të qenë afër banorëve, të cilët, edhe pse janë të izoluar kanë nevojë për gjërat më të domosdoshme të jetës së tyre. Unë kam inkurajuar dje në një mesazh, në vijim të kontakteve shumë intensive që kam pasur me të gjithë përfaqësuesit, qoftë të strukturave për rastet e emergjencave, me Shefin e Shtabit, të Policisë, të institucionit të emergjencave civile dhe me përfaqësuesit vendore të të gjitha zonave të bashkive, të komunave, të qarqeve. I kam inkurajuar ata që të vazhdojnë punën me shumë intensitet, të koordinojnë punën e tyre në mënyrë që të dalin sa më shpejt nga kjo situate. Unë kam falënderuar edhe mediat dhe kam dëshirë që t’i falënderoj sërish sot! Që iu bashkëngjitën këtij udhëtimi të Presidentit në Komunën e Temalit për të dhënë një mesazh edhe për të gjithë të tjerët, të cilët janë në punë, por janë edhe në vështirësi. Unë dëshiroj të flas sërish për nevojën e futjes në veprim edhe të atij solidariteti që duhet të vijë edhe nga bota e biznesit! Falënderoj ata që kanë filluar të japin ndihma, por duhet të dimë e të bëjmë vepra për njerëzit që janë në kushtet e mbijetesës. Janë zona të vështira e të thella. Padyshim, dimri ka qenë i pazakontë dhe të gjithë se bashku duhet që në një moment të tillë të vështirë ta lëmë debatin politik të ditës, por të merremi me një organizim, që është në radhë të parë në shërbim të jetës së qytetarit. Nuk ka gjë më të rëndësishme në një vend të lirë e demokratik se sa jeta e qytetarit, siguria e jetës së tij. Pastaj, debati për çështje edhe të këtij karakteri do të vazhdojë. Do të vazhdojë, sepse është e natyrshme që të vazhdojë. Natyrisht që duhen parashikuar gjërat me një bashkëveprim të fortë, shumë komunikues, shumë bashkëpunues mes të gjitha strukturave, qoftë në nivel qendror, qoftë vendor. Do të doja t’u shmangesha parashikimeve që mund të bëjë një politikan në një institucion, për t’ua lënë në dorë specialistëve, strukturave të specializuara, të cilat, jo vetëm e kanë si një detyrim ligjor, por kanë të gjitha mundësitë e mjetet për të parashikuar edhe si do të jenë kushtet e motit, sepse vërtet bora ka rënë, por parashikimin e motit e kanë në dorë metereologët. E kanë pastaj në dorë për ta përpunuar në funksion të misionit të tyre inxhinierët e institucioneve të ndryshme për të koordinuar mirë me punë e tyre, me punën e baseneve të hidrocentraleve, sepse jemi këtu jemi në Koman dhe fjala ime shkon edhe për mënyrën e menaxhimit të baseneve të hidrocentraleve. Një politikan i një institucioni sigurisht që merr informacion, por ne kemi institucione të specializuara, kemi dikastere që merren posaçërisht me këtë gjë. Ky mesazh, përtej vështirësive të momentit, është edhe një mesazh inkurajimi për të gjithë njerëzit. Nuk është se jemi në fillim të stinës së dimrit. Jemi në një moment kur pranvera është afër. Pra, ka një sens optimizmi që ne do të dalim nga kjo situatë në mënyrë shumë të organizuar. Ju e dini që i gjithë shteti është i sensibilizuar. Strukturat qendrore të shtetit, por edhe ato vendore janë të sensibilizuara, janë në punë. Vetëm duhet të gjejnë në mënyrë të plotë bashkëpunimin, në mënyrë sa më profesionale dhe unë jam i bindur që ne do të dalim për pak ditë nga kjo situatë. Sot, falë edhe përmirësimit të kushteve të motit, misionet e fluturimit të helikopterëve janë më të plota, kështu që edhe shërbimi në funksion të vështirësive që kanë banorët në zonat e bllokuara patjetër që do të jetë më i pranishëm. Kështu që kurajë për ta kaluar këtë situatë! Kjo situatë kalohet, sikurse e thashë, me një bashkëpunim të të gjitha strukturave dhe ju siguroj si kryetar Shteti që të gjitha strukturat janë në këmbë, janë në veprim, janë ditë dhe natë dhe unë dëshiroj t’i inkurajoj të gjithë në misionin e tyre! Ju faleminderit që më dhatë mundësinë për të parë nga afër e për të marrë informacion. Por një thirrje të fundit, besoj që unë do ta jap për atë që është shumë e nevojshme në këto lloj situatash: U bëj thirrje kompanive të telefonisë për të siguruar komunikimin! Sepse në disa zona, sipas informacionit, edhe për shkak të mosmbajtjes në punë të antenave, një pjesë e komunikimit është ndërprerë. Të përkushtohen edhe ata, sikurse të gjithë të tjerët që të krijojnë mundësinë e komunikimit. Komunikimi në situata të tilla është jetik”.
* * *
Po sot paradite, Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, i shoqëruar nga anëtarë të Kabinetit vizitoi edhe Hidrocentralin e Komanit, ku u takua me Drejtorin e tij, Ndok Seferi dhe drejtues të tjerë e inxhinierë, dhe u informuar me hollësi mbi gjendjen emergjente në këtë pikë strategjike, për projektet dhe procedurat e hartuara kryesisht nga specialistë të kësaj fushe si dhe për masat konkrete që janë marrë për përballimin e gjendjes kritike në këto momente, por edhe në rast të përkeqësimit të mëtejshëm të motit. Në takimin më drejtuesit e Hidrocentralit të Komanit, Presidenti Topi theksoi: “Shpreh vlerësimin tim edhe në retrospektivë, sepse ju keni qenë mjaft profesionalë për menaxhimin e shumë situatave shumë të vështira. Erdha këtu për t’ju takuar, por edhe për të parë nga afër situatën. Dëshiroj të theksoj se në çdo rrethanë duhet të mbizotërojë mendimi i specializuar, mendimi i ekspertizës dhe dikastereve të specializuara.
Unë dëshiroj t’ju falënderoj edhe për shërbimin që i keni bërë komunitetit , por edhe nga ana tjetër t’ju inkurajoj që edhe në këto kushte të vështira, të ruani gatishmërinë me të gjitha strukturat dhe infrastrukturat për të bërë të bërë që në bashkëpunim edhe me institucionet e tjera që bëjnë trasmetimin dhe garantimin e energjisë, të rikthehet sa më shpejt funksionimi normal dhe furnizimi me energji elektrike edhe aty ku ajo nuk ekziston sot për shkak të avarive apo kushteve shumë specifike të motit. Unë kam bindjen që jo vetëm me motivimin tuaj, me profesionalizmin, por edhe me mundësitë që na jep sot teknologjia moderne e parashikimit të motit do te kemi mundësitë që t’i menaxhojmë të gjitha situatat duke i pasur nën kontroll të plotë. Kjo situatë mund të konsiderohet edhe për perspektivën si një mundësi për të rritur kapacitetin ujembledhës të baseneve të hidrocentralit dhe kjo përkthehet ndoshta në sensin optimist të fjalës, në shërbim të komunitetit dhe për energjinë elektrike të garantuar për muajt që vijnë.”