Presidenti Topi zhvillon një vizitë zyrtare në qytetin e Milanos.

5 dhjetor 2008
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi së bashku me Zonjën e Parë, Teuta Topi u nis sot për një vizitë në qytetin e Milanos, Itali, i ftuar nga Qendra Ndërkombëtare për Paqen mes Popujve e cila do nderojë Kryetarin e Shtetit me titullin e lartë “Kalorësi i Paqes së Mijëvjeçarit”.
Ky titull ndërkombëtar jepet për kontributin e shquar dhe rolin e rëndësishëm moderator të Kreut të shtetit në garantimin e Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi, si dhe në ruajtjen e ekuilibrave në arenën politike shqiptare dhe në atë rajonale në shërbim të paqes, qëndrueshmërisë dhe prosperitetit.
Gjatë qëndrimit në Milano, Presidenti Topi do të takojë dhe do të zhvillojë bisedime me Presidentin e Rajonit të Lombardisë, Roberto Formigoni, Kryetaren e Bashkisë së Milanos, Leticia Morati, etj.