Presidenti, Van Den Dool: Ideale nëse zgjidhet në raundin e parë

Pas ambasadorit të SHBA-së Aleksandër Arvizu se presidenti i ri duhet të zgjidhet me raundin e parë, një tjetër diplomat ka bërë të njëjtën kërkesë për forcat politike në Shqipëri.
Nga qyteti i Elbasanit, ambasadori hollandez në Tiranë Henk G.C. van den Dool theksoi se presidenti duhet të dalë nga një proces konsensual e gjithëpërfshirës dhe të arrijë të gjejë miratim që në votimin e parë në Kuvendin e Shqipërisë, me 140 vota.
“Do të ishte ideale që presidenti të zgjidhej me 140 vota që në raundin e parë dhe zgjedhja e tij duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën. Posti i presidentit nuk është politik dhe ai përfaqëson unitetin. Zgjedhja e presidentit duhet të afrojë politikën me shqiptarët pasi ” ka shtuar ai.
Ambasadori holandez ka kërkuar gjithashtu përfundimin e reformës zgjedhore dhe parlamentare përpara nisjes së procedurave për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.
“Reforma zgjedhore dhe parlamentare të përfundojnë para Presidentit. Ka ende shumë punë për të bërë mbi reformën zgjedhore” ka shtuar më tej ai.
Ndërkohë një ditë më parë edhe kreu i LSI-së Ilir Meta theksoi se është e rëndësishme që presidenti të zgjidhet që në raundin e parë. Sipas Metës, presidenti i ri duhet të jetë fryt i një konsensusi dhe të dalë nga dialogu mes forcave politike.