E Diel, 1 Nëntor 2026

Wahlung: Presidenti, rezultat i konsultimeve

Ambasadori i Suedisë në vendin tonë, Lars Wahlung apelon që presidenti i vendit të jetë rezultat i konsultimeve mes palëve si dhe proces gjithëpërfshirës.
“Procesi i zgjedhjes së presidentit është një proces shumë i rëndësishëm, sigurisht që zgjidhet nga parlamenti dhe jo direkt nga populli dhe mendoj se ju përket anëtareve të parlamentit që të zgjedhin presidentin, duke ju referuar kushtetutës. Nuk dua të përfshihem më shumë në këtë çështje por mendoj se është e drejtë e çdo vendi, gjithashtu edhe këtu, që ky proces të jetë gjithëpërfshirës dhe transparent, proces i shoqëruar me bisedime ku palët të bien dakort për kandidaturat” theksoi ai.
 

Duke iu referuar statusit, ambasadori suedez nënvizoi se Shqipëria ka bërë hapa pozitivë, por ka ende për tu bërë për plotësimin e 12 rekomandimeve të BE. “Kjo është diçka për të cilën duhet punuar me shumë kujdes dhe sigurisht për të patur një raport progresiv i cili do të prezantohet në vjeshtën e këtij viti dhe deri atëherë ka mjaftushëm kohë për të bërë një punë të mirë. Mendoj se ka disa çështje të cilat duhet punuar, si roli i ligjit, luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, të drejtat e njeriut etj… Nuk dua ta zgjas më shumë por mendoj se këto janë disa nga kriteret të cilat janë të rëndësishme dhe sigurisht duhen plotësuar” theksoi Wahlung.

Sa i takon reformës zgjedhore, ambasadori Ëahlung e vlërësoi procesin transparent. “Mendoj se për këtë çështje procesi duhet të jetë gjithpërfshires dhe transparent. Mendoj se do të ishte një tregues i mirë për organizimin e procesit” shtoi më tej ai.
 

Ambasadori suedez Wahlung gjatë të vizitës së tij në Gjirokastër është takuar me kryetarin e bashkisë.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›