Arvizu: Mungesë besimi në politikë, nuk mbështes PD-në

Ai shtoi se shpresonte që dialogu i nisur së fundit të vazhdonte edhe vitin e ardhshëm. “Nga fundi i vitit pati ndryshime, shpresoj që kjo gjë të vazhdojë. Ka mungesë të theksuar besimi ndërmjet palëve , secili person duhet të bëjë atë që duhet në mënyrë që të ecim përpara”, theksoi ai.
Ai tha se pavarësisht angazhimeve, politika në Shqipëri është zhgënjyese. "Pavarësisht situatës politike, korrupsioni, drejtësia mbeten probleme kryesore dhe nuk ka pasur përparim në këtë drejtim. Ne duhet të përpiqemi të gjejmë disa qasje të reja. Ka nga ata që duan që transparenca të fuqizohet dhe ky duhet të jetë qëllimi i 2012-ës”.
Arvziu foli edhe për rolin e tij në politikën shqiptare, duke theksuar se akuzat për mbështetje ndaj Partisë Demokratike janë qesharake. “Stili im është që nuk mendoj se është ndihmuese të jesh një person që lehtëson gjërat. Njerëzit shpesh më kanë akuzuar se mbështes Partinë Demokratike, por dua të theksoj se është një thënie qesharake. Përpiqem të kem marrëdhënie të mira me PD-në, kam pasur dhe kontradikta në rastin e numërimit të votave. Po kështu marrëdhënie të mira kam dhe me opozitën. Unë dëshiroj shumë që opozita të jetë e fortë, konkurruese në Shqipëri, në mënyrë që të fuqizojmë Kodin Zgjedhor. Unë nuk jam personi që lehtësoj gjërat, unë do të punoj me ju, do të përpiqem shumë për fuqizimin e kodit elektoral dhe atij zgjedhor, për të pasur transparencë”, shtoi ai për Ora News.
Për sa i përket ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, ai shtoi se ka një mungesë besimi midis dyja palëve edhe në këtë drejtim. “Ka mungesë besimi, të dyja palët i shohin gjërat në përfitime afatshkurta. Nuk mendoj se është ide e mirë të përqendrohen vetëm në zgjedhjet e 2013-të por në diçka që shkon përtej kësaj”, vijoi. Ambasadori shtoi se imazhi i Shqipërisë është dëmtuar gjatë këtij vit. “Ka vuajtur gjatë 2011-ës, për SHBA-në Shqipëria një vend i largët, një vend i vogël në hartë. Njerëzit janë informuar dhe kanë krijuar një ide destabiliteti. Palët hedhin fajin mbi njëri-tjetrin, por botës jashtë nuk i intereson ky fakt. Nga këndvështrimi amerikan faji është i të gjithëve”, u shpreh.
Për sa i përket vitit të ardhshëm, Arvizu tha se është koha kur njerëzit marrin vendime për të ndryshuar gjërat. “Mendoj që është mirë që të përpiqen të marrin elementët pozitivë, flas për Parlamentin. Ka fusha ku ka dakortësi dhe jo, ka shumë çështje që nuk janë politike, duhet gjetur mënyra për të investuar mbi to, mbi të gjitha të forcojmë besimin. Çelësi është komunikimi, disa politikanë kanë probleme me komunikimin”, përfundoi. /Start/
2011-12-31 09:05