Meta: Zgjedhja e Presidentit të ri të jetë transparente

Ai zhvilloi një takim në Korçë, pasditen e shkuar me anëtarë të kësaj partie.
"Ne nuk bëhemi pjesë e spekulimeve për zgjedhjen e presidentit sepse ka ende shumë kohë që kjo çështje të shtrohet për diskutim dhe zgjidhje, por ne do të jemi gjithmonë të angazhuar për të qenë pjesë e zgjidhjes. Më e rëndësishmja është të kemi një proces kushtetues, transparent dhe unë besoj se kështu do të ndodhë",tha Meta.
Duke u ndalur tek reforma zgjedhore, kreu i LSI-së u shpreh se partia e tij do të mbështesë atë reformë që ofron lirinë e votës së qytetarëve. "Thelbi i këtij sistemi duhet të jetë garantimi i barazisë së votës sepse këtë e garanton Kushtetuta dhe reformat duhet të synojnë në këtë drejtim, sepse këtu nuk bëhet fjalë për interes të partive të caktuara, por kemi të bëjmë me interesin për të respektuar votën e çdo qytetari të këtij vendi, e cila duhet të jetë kudo e barabartë dhe njëlloj e vlefshme", vijoi. /Start/
2011-12-31 08:42